PINK nderon vullnetarët e saj

Ambasada PINK zhvilloi në ambientet e saj një festë me vullnetarët dhe me aktivistët e rinj për të drejtat e LGBT, të cilët sfidojnë mentalitetin e shoqërisë dhe përpiqen cdo ditë ta ndryshojnë atë.

Menaxherja e programit znj. Etleva Bisha i inkurajoi vullnetarët e PINK Embassy që të vazhdojnë të sjellin përmes shembullit të tyre personal ndryshim në mentalitetin e këtij vendi.

“Një prej inkurajimeve më të mëdha gjatë punës sonë”, tha ajo, “ka qënë përkushtimi i pakursyer i vullnetarëve dhe aktivistëve tanë, të cilët, pavarësisht orientimit të tyre seksual na kanë ndihmuar të përmirësojmë punën tonë qoftë përmes talentit të tyre, qoftë përmes sugjerimeve, vërejtjeve e komenteve”.

Gjatë kësaj feste, vullnetarët e PINK së bashku me komunitetin LGBT në Tiranë patën mundësi të merrnin dhurata e të ndanin me njëri tjetrin apo njëra tjetrën përvojën e tyre si aktivistë të rinj të të drejtave të njeriut.

Mbështetësit Dhe Partnerët