PINK zhvillon leksion me aktivistë të organizatave rinore në Tiranë

27 Maj 2015 – Ambasada PINK / LGBT Pro zhvilloi sot një trajnim të rradhës me aktivistë nga organizata rinore që veprojnë në Tiranë dhe që janë pjesë e Lidershipit të të Rinjve të Tiranës. Në koordinim me këtë të fundit u zhvilluar trajnimi ku morrën pjesë 14 aktivistë të rinj.

Trajnimi shërbeu për të ndarë me pjesëmarrësit konceptet LGBTI, ato të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, heteronormativitetit, heteroseksizmit dhe të thellohej në aspekte të ndryshme të identiteteve LGBTI si ato trans dhe intersex.

Duke qenë një rreth me aktivistë të rinj të cilët kanë vite që angazhohen në kauza të ndryshme sociale dhe diskutimet ishin mjaft të larmishme ashtu si edhe komentet. Ndërkohë që pjesëmarrësit kishin komente pozitive dhe pranuese për diversitetin seksual dhe përfshirjen në shoqëri të tematikës LGBT ata dhanë komente shumë interesante në lidhje me nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit në shoqëri.

Sipas njërit prej pjesëmarrësve pranimi i komunitetit LGBT është pozitiv por ndërkohë promovimi i të drejtave LGBT ka sfidat e veta. Ai tregoi një eksperiencë të tijën se si e kishte hapur këtë temë në një trajnim të hapur në universitetin e tij, dhe se si për rreth 2 jave vuri re sjellje dhe reagime të çuditshme nga studentët e tjerë.

Një tjetër aktivist u shpreh se sfidat me njohjen dhe pranimin e komunitetit LGBT janë edhe më të mëdha në zonat semi-urbane apo rurale ku aksesi në informacion është pak më i limituar dhe ku të rinjtë për shkak të mungesës së edukatës seksuale kanë tendëncën të paragjykojnë gjithçka në lidhje me seksin përfshi edhe personat LGBTI.

Një tjetër aktiviste në vlerësimin e saj për trajnimin shkruante se: “Duke qenë se për shqiptarët trajtimi i kësaj teme cilësohet si tabu do të duhet që këto takime të jenë më të shpeshta dhe më të gjera. Target grupet që marrin këtë informacion nuk duhet të jenë vetëm të rinjtë por edhe moshat më të rritura sepse shpesh prindërit tanë nuk diskutojnë kurrë me të rinjtë për këtë temë.”

PINK falenderon Lidershipin e të Rinjve të Tiranës për bashkëpunimin dhe uron që këto aktivitete të zhvillohen edhe në të ardhmen. 

Mbështetësit Dhe Partnerët