PINK zhvillon leksion të hapur pranë Universitetit të Shkodrës

Në datën 8 Maj 2015 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri zhvilloi leksion ndërgjegësues pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës.

Aktiviteti u zhvillua në Bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, Bashkinë e Shkodrës, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrën e Informimit të BE në Shkodër. Ai u ndoq nga mbi 90 studentë të degëve të ndryshme të këtij fakulteti dhe zgjati rreth dy orë.

Në trajnim studentët mundën të njihen gjerësisht me konceptet LGBTI, orientimin seksual, identitetin gjinor, heteronormativitetin, heteroseksizmin dhe pasojat e tij të tilla si diskriminimin, homofobinë, transfobiinë etj.

Pyetjet e studentëve kishin të bënin me arsyet dhe shkaqet e homoseksualizmit, si jetonin personat LGBTI, si mund tu shpjegojmë fëmijëve dhe të miturve për orientimin seksual dhe identitetin gjinor, si mund të prindërojnë dy persona të të njëjtit seks.

Studentët morën gjithashtu materiale përmes emailit dhe print të tilla si revista, broshura informative etj.

Tema e sivjetshme e Ditës Ndërkombëtare janë të Rinjtë LGBTI dhe problemet e shumta me të cilat pëballen ato në jetën e tyre të përditshne . Këtu përfshihen dëbimi nga mjedisi familjar, përjashtimi nga rrethi shoqëror, heqja e shanseve dhe mundësive të ndryshme profesionale dhe sociale të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e të rinjve, bulizmi dhe ngacmimet e papërshtatshme në shkolla, përndjekja dhe abuzimi psikologjik në mediat sociale, mesazhet e urrejtjes, sulmet fizike dhe verbale nga të panjohur, abuzimi me drogërat dhe probleme psiko-emocionale etj. Në këto 7 vjet lëvizje të rinjtë LGBTI edhe pse shpesh me hezitim kanë ndarë jo pak informacion me organizatat LGBTI në vend. Në këto raste ata kanë folur hapur për problemet e tyre në familje, shkolla, mjediset e punës etj.

Ambasada PINK falenderon përzemërsisht Fakultetin e Shkencave të Edukimit Shkodër, Bashkinë Shkodër, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskrinimin, EU Info Centre Shkodër për bashkëpunimin në zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese në qytet.

Ky akvititet zhvillohet në kuadër të iniciativës “Përmirësimi i jetës së personave LGBTI në nivel lokal dhe mbështetet nga Bashkimi Europian”. 


Më shumë foto: https://www.facebook.com/media/set/?set=oa.973754369325069&type=1

Mbështetësit Dhe Partnerët