Po marshojmë kundër HOMOFOBISË dhe TRANSFOBISË!

11 Maj 2012

Njerzit që janë kundër homo/transfobisë do marshojnë në Ankara, ditën e dielë, më 20 maj. Në fund të një Takimi kundër Homofobisë, më 20 maj komuniteti LGBT do amrshojë në rrugët e Ankarasë.

Kjo është e 5-ta “Parda kundër Homofobisë dhe Transfobisë” që organizohet nga Kaos GL. Parada do fillojë nga kryqëzimi Kurtulus, Kibris Cad. dhe do mbarojë mbas Deklaratës për Shtyp në sheshin Sakarya.

Komuniteti LGBT që do marrë pjesë në paradë do marshojë nga Kurtulus deri në Kizilay nën flamurin ë ylberit dhe me moton “ Ne nuk do i dorzohmei heteroseksizmit! Barazi ose asgjë!”

Po marshojmë kundër HOMOFOBISË dhe TRANSFOBISË!

Parade kundër homo/transfobisë do bëhet me pjesmarrjen e individëve që janë kundra Homofobisë dhe Transfobisë, dhe me pjestarë të komunitetit LGBT, që do vinë nga çdo cep i Turqisë.

Shoqata Kaos GL u bënë thirrje njerëzve për paradën kundër Homofobisë dhe Transfobisë:

Ne do marshojmë kundër moraleve hipokrite të heteroseksizmit, që i kushtëzon personat e komunitetit LGBT mbas një muri gënjeshtrash, që e bën komunitetin LGBT të jetojë nën normat e detyruara heteroseksuale në shkolla, norma që agresojnë individë LGBT në metropole…

Ne do marshojmë kundër sistemit shfrytëzues heteronormativ që përpiqet të na asimilojë duke zhdukur çdo diversitet etnik, kulturor dhe seksual, pra që orvatet të na vrasë…

Ne do marshojmë kundër luftave të fshehura dhe të padeklaruara të sistemit heteroseksist ndaj personave LGBT…

Le të marshojmë të gjithë bashkë, të forcohemi bashkë dhe të fitojmë lirinë sëbashku!

Fitimi i lirive të personave LGBT, u jep liri dhe heteroseksualëve!

Ka vënd për të gjithë nën flamurin e ylberit!

Kur: E dilë, 20 maj 2012
Ku: Krzqëzimi Kibris Cad Crossroad
Ora: 1:00 pas drake
NJoftimi për Shtyp: Sheshi Sakarya

Burimi i Lajmit: KAOS GL

Mbështetësit Dhe Partnerët