Qeveria Shqiptare t’i kërkojë Bankës Botërore të ndryshojë politikat mbrojtëse për grate dhe personat LGBT

25 Korrik 2014 – Ambasada PINK / LGBT Pro në mbështetje të përpjekjes globale të aktivistëve LGBT dhe atyre të të drejtave të grave dhe vajzave, i kërkon Qeverisë shqiptare dhe Ministrive të Jashtme, të Financave dhe Mirëqënies Sociale që ti kërkojnë Bankës Botërore të ndryshojë dhe përmirësojë politikat e saj të investimit, duke rritur efektivisht dhe konkretisht masat mbrojtëse për grupet e shoqërisë që janë ndër më të prekurat nga varferia, përkatësisht gratë dhe personat LGBT.

Në takimin e parë të realizuar, Prillin e kaluar midis aktivistëve LGBT nga e gjithë bota dhe sektorit të barazizë gjinore pranë Bankës Botërore, ku ishte e pranishme edhe Ambasada PINK, u diskutua mbi angazhimin e Bankës për të përgatitur një model të ri investimi në nivel global, ku ndër të tjera do të kërkohet më shumë angazhim dhe përpjekje nga autoritetet shtetërore për të ndihmuar zhvillimin e qytetarëve të tyre pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor.

Drafti i fundit i politikave mbrojtëse të Bankës Boterore është zhgënjyes sepse ai nuk adreson nevojat e grave, vajzave dhe minoriteteve seksuale e gjinore. Politikat mbrojtëse të Bankës janë krijuar për të shmangur dhe minimizuar impaktin negativ social dhe mjedisor të projekteve të financuara prej saj, veçanërisht në lidhje me grupet e varfra dhe të margjinalizuara. Në vendet ku operon Banka gratë, vajzat dhe minoritetet seksuale e gjinore janë shpesh ndër më të varfrat dhe të margjinalizuarat.

Gratë dhe vajzat vuajnë në mënyrë jo-proporcionale nivele të larta të dhunës. Mesatarisht ato fitojnë 20% me pak se burrat dhe asnjë rajon i botës nuk ka arritur objektivin 5 të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, që synon të ulë vdekshmërinë e nënave me ¾ brenda vitit 2015. Në të njëjtën mënyë, minoritetet seksuale dhe gjinore shpesh vuajnë dhunë, diskriminim të vazhdueshëm dhe margjinalizim. Çmimi i përjashtimit të tyre ekonomik është shumë i lartë. Sipas rezultateve paraprake të studimit “Kostoja e homofobisë” humbjet ekonomike që vijnë nga përjashtimi i minoriteteve seksuale dhe gjinore në një vend si India, mund të shkojë deri në 30.8 miliarda dollare, ose 1.7% e PPB-së. Implementimi i politikave gjithëpërfshirëse e mbrojtëse për minoritetet seksuale dhe gjinore do të bënin të mundur që të integroheshin nevojat specifike të grupeve të margjinalizuara, të përfitonin nga projektet zhvilluese të Bankës Botërore dhe të kishin mundësi të merrnin pjesë në ekonominë e vendit të tyre.

Në draftin e rij, gratë, minoritetet seksuale dhe gjinore, përmenden brenda një liste shumë të gjatë grupesh vulnerabël, të cilave Banka do “t’u japë vëmendjen e nevojshme”. Ndërkohë, Banka deklaron se në politikat e saj të reja do të “sigurohet që të mos ketë paragjykim apo diskriminim ndaj grupeve apo individëve vulnerabël”. Pavarësisht një pune dy-vjeçare, Banka Botërore nuk arriti të shkojë përtej referencave sipërfaqësore për gratë, vajzat dhe minoritetet seksuale e gjinore dhe deklaratave të vakëta gjithpërfshirëse. Drafti nuk është i qartë përsa i takon mënyrave se si do bëjë të mundur adresimin e nevojave të minoriteteve. Vetë dispozitat janë të varuara nga hapësira e madhe e veprimit që u lejohet stafeve të Bankave dhe vendeve huamarrëse për të vendosur vetë se si, kur dhe në çfarë mënyrë ti përshtasin masat mbrojtëse. Për aq kohë sa Banka i shmanget vendosjes së standarteve të qarta, masave llogaridhënëse, dhe qëllimeve të qarta, situata e grupeve të margjinalizuara nuk do të përmirësohet nga masat mbrojtëse aktuale.

Banka Botërore duhet të mbajë premtimin e saj duke u siguruar që gratë, vajzat, dhe minoritetet seksuale e gjinore të përfitojnë njësoj nga investimet e saj. Për të arritur këtë, politikat e reja mbrojtëse duhet të përfshijnë masa të posaçme mbi Orientimin Gjinor dhe Seksual dhe Identitetin Gjinor dhe Shprehjen Gjinore (SOGIE) me standarte për vlerësimin social, mbikqyrjen e qartë të progresit dhe strukturat monitoruese si dhe një implementim të detajuar të planit dhe buxhetit të cilat vlerësojnë nevojat dhe çështjet specifike të këtyre grupeve shoqërore.

Nënshkruar nga:

  • Altin Hazizaj, Shqipëri
  • Bisi Alimi, Nigeri
  • Clare Byarugaba, Ugandë
  • Jonas Bagas, Filipine
  • Khemraj Persaud, Guyana
  • Mirosłaëa Makuchoëska, Poloni
  • Xiaogang Ëei, Kinë
  • Xin Ying, Kinë 

Mbështetësit Dhe Partnerët