Qeveria turke kërkon të kthejë në atdhe fëmijët e adoptuar nga familje lesbike ose gei jashtë vendit

21 Shkurt 2013 - Në një vendim që ka shokuar lëvizjen LGBT në Turqi, Zv. Ministri Bekir Bozdag dhe Presidenti i të Drejtave të Njeriut në Parlament, Ayhan Sefer Ustun, kanë kërkuar që të shmanget dhënia për adoptim e fëmijëve jetimë turq, në familje lezbike ose gay.

Kaos GL një nga organizatat më të mëdha LGBT në vend, ka komentuar mbi situatën duke sqaruar se Bozdag është i njëjti person i cili i sheh të drejtat e personave LGBT në Turqi për të mos u vrarë dhe për të jetuar një jetë të zakonshme si një luks. Mesa duket i njëjti person e ndjen të nevojshme të komentojë mbi jetët e personave lesbike dhe gay në vende të tjera.

Fushata e dy zyrtarëve ka nisur me qëllim që të kthehen në Turqi fëmijë të adoptuar nga çifte të krishtera gei dhe lezbike. Ndërkohë ata kanë cilësuar si të rëndësishëm faktin që këta fëmijë të jepen për adoptim në kultura të ngjashme me ato të Turqisë.

Aktivistët turq i kanë kërkuar zyrtarëve të mos kërkojnë shumë larg për prindër lezbike dhe gei por të vizitojnë qendrat sociale turke për të parë nga afër persona të këtij komuniteti që jetojnë, punojnë dhe ndërtojnë familjet e tyre në Turqi.

Burimi: http://www.kaosgl.org/page.phpëid=13535

Mbështetësit Dhe Partnerët