“Rainbow Europe 2018”, është një thirrje zgjimi për këdo që kujdeset për të drejtat LGBTI.

Paketa “Rainbow Europe” 2018 e publikuar nga ILGA-Europe sot, sjell rezultatet e progresit të ligjit për të drejtat LGBTI dhe politikat e tyre që janë ngadalësuar në Evropë

Harta e “Rainbow Europe” 2018 dhe Indeksi zbulon numrin e vogël të vendeve që ndryshojnë vendodhjen në renditjen; shumë prej tyre nuk kanë lëvizur në shkallën e renditjes, duke përfshirë këtu edhe ato vende që tradicionalisht janë perceptuar si vende kryesuese të barazisë gjinore.  

Në krahasimin vjetor të ILGA- Europe, i cili rendit 49 vende të Evropës për politikat dhe barazinë ligjore të LGBTI, zbulon një rajon ku përparimet nuk janë në nivelet e dikurshme. Mungesa e përparimit të qëndrueshëm mbi çështjet e barazisë LGBTI, duhet të jetë një zile alarmi për të gjithë politikbërësit. 

Drejtoresha e përgjithshme e ILGA-Europe, Evelyne Paradis, thotë se “ Kundër sfondit dhe errësirës që ekziston ende në të Drejtat e njeriut në Evropë, si mundet të mendohet ende që barazia gjinore te personat LGBTI është përmbushur?

“Arritjet e mëdha të dekadës së kaluar janë të piketuara. Le të mos gabojmë duke menduar se e kemi arritur barazinë gjinore. Ka ende shumë sinjale se popullizmi dhe nacionalizmi nuk përkthehen fjalë për fjalë në politike. Ato mund të kenë një impakt të qëndrueshëm në jetën e personave LGBTI në Evropë. Ka ende shumë sinjale rreth nesh që tregojnë përfitimet janë të brishta. Pra, më lejoni ta them përsëri- Ne nuk jemi ende afër"!  

E zbuluar në Lisbonë, sot në mëngjes në një Forum ndërqeveritar përballë zyrtarëve më të lartë qeverisës, harta e “Rainbow Europe” është një kujtesë e pakundërshtueshme për qeveritë dhe institucionet evropiane se me sa lehtësi ata në mënyrë të vetëkënaqshme firmosin ligjet. E po të shohësh hartën, ndërsa Malta shfaqet në vendin parë, vendet e tjera që shihen si progresive, nuk janë midis kryesuesve të hartës, përfshi këtu edhe Hollandën, e cila aktualisht ka rënë poshtë 10 vendeve kryesuese të Rainbow Europe.

Kjo mungesë zhvillimi, për ILGA-Europe, është një panoramë shqetësuese duke konsideruar klimën e politikave aktuale në rritjen e nivelit të populizmit, nacionalizmit dhe fajësimit të shoqërisë civile, e cila ka një impact negative në grupet vulnerabël si personat LGBTI.

Joyce Hamilton, bashkëkryetari i bordit i ILGA-Europe, komenton: “Komuniteti ynë fatkeqësisht e njeh shumë mirë se sa vulnerabël jemi ne ndaj tendencave jodemokratike. Ligjet dhe politikat janë shpesh kufiri I fundit në mbrojtjen e personave LGBTI, prandaj ne insistojmë për të patur në legjislacionet e vendeve tona një mbrojtje të sigurtë në të Drejtat e njeriut. Dhe kjo vlen për të gjithë ata që janë brenda komuniteteve tona duke siguruar barazi të plotë për njerëzit LGBTI të cilët nuk do të ndalen asnjëherë deri sat ë kenë barazi në martesë.  Të gjitha qeveritë në Evropë duhet të marrin ritmin, të respektojnë angazhimet e tyre dhe të mbrojnë ligjërisht të gjithë njerëzit LGBTI, veçanërisht njerëzit trans dhe interseks. "

Anëtarët e ILGA-Europe, qëndrojnë ende të vendosur për të gjithë politikanët e vendeve që ende deklarojnë se çështjet e barazisë Gjinore për LGBTI, nuk janë prioritete. Brian Sheehan, bashkëkryetari i Bordit të përgjthshëm të ILGA-Europe, thekson se: “ Duke shmangur përgjegjësinë tuaj në punën për barazinë LGBTI, nuk është një mundësi për asnjë udhëheqës politik në Evropën e vitit 2018. Tani është koha që ata të tregojnë mbështetje duke udhëhequr në politikat e barazisë Gjinore për personat të cilëve u shërben. Në të gjithë Evropën, e vetmë rrugë për të mbrojtur të drejtat e personave LGBTI në të dy dekadat e fundit është që të gjenden dhe zbatohen burime të nevojshme për të siguruar që jeta e përditshme e personave LGBTI të transformohet për mirë. Paketa e ILGA-Europe i jep politikbërësve (të çdo niveli të vendeve në renditje), rekomandime shumë konkrete se ku mund të nisin ata me ligjet e tyre dhe të krijojnë një impakt real, ndërsa organizatat tona kudo të ndodhura kanë akoma ma shumë sugjerime. Ne kemi punuar shumë fort të gjithë bashkë për këto përparime. Është tashmë koha për ti shtyrë të gjithë që të realizohen të drejtat e komunitetit LGBTI kudo.” 

Mbështetësit Dhe Partnerët