RAPORTET E REJA TË PRANIMIT NË BE: TË DREJTAT E KOMUNITETIT LGBTI NË BALLKANIN PERËNDIMOR DHE TURQI

E mërkurë, 23 Nëntor 2016 – Në fillim të muajit, Komisioni Europian publikoi raportin e vet vjetor të progresit, mbi progresin e shteteve të cilët aderojnë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Europian. Raportet përfshijnë informacione të rëndësishme dhe të gjerë mbi gjendjen e personave lezbike, homoseksualë, biseksualë, transeksualë dhe interseksual në këto 7 vende. Raportet tregojnë se personat LGBTI vazhdojnë të përballen me diskriminimin, kërcënime dhe dhunë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Kjo është pasojë e mungesës në legjislacionin e antidiskriminimit dhe krimeve të urrejtjes, si në Turqi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, si dhe mungesës së zbatimit efektiv dhe ndjekjes penale të autorëve, siç është vërejtur në Serbi, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Shqipëri.

Marshime të suksesshme të Krenarisë u mirëpritën në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa në Turqi u dënua me goditje liria e tubimit, duke përfshirë, ndalimin dhe përdorimin e tepruar të forcës, kundër Marshimit të Krenarisë në Stamboll për të dytin vit radhazi. Për më tepër, vihet në dukje se organizatat LGBTI nën kërcënim nga grupet fondamentaliste terroriste nuk kanë marrë mbrojtje nga qeveria turke.

Për sa i përket njohjes ligjore të gjinisë, Bosnje-Hercegovina është e inkurajuar për të lehtësuar procedurën ligjore të ndryshimit të seksit, ndërsa Serbia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë kritikuar për mungesë të ndonjë procedure të njohjes ligjore të gjinisë. Raportet e tjera heshtin për këtë çështje, edhe pse në Kosovë mungon një procedurë e tillë.

Nënkryetarja  e nëngrupit LGBTI në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, reagoi ndaj raporteve: "Në letër, shumica e vendeve për anëtarësim  duken vende të mira për të jetuar për personat LGBTI. Pothuajse të gjitha qeveritë kanë miratuar ligje kundër diskriminimit dhe ligje për krimet e urrejtjes. Megjithatë, shumë shpesh këto ligje nuk janë përkthyer në veprime".

 "Të drejtat e njeriut janë në qendër të procesit të zgjerimit, dhe është koha e duhur që njerëzit LGBTI të mund të gëzojnë këto të drejta dhe të mos përballen më gjatë me dhunën dhe diskriminimin".

Daniele Viotti, anëtarë i Parlamentit Europian, Kryetar i nëngrupit LGBTI, vazhdon: “Unë jam i kënaqur të shoh që të drejtat transeksualë luajnë një rol më të madh në raportet e këtij viti se në vitet e mëparshme. Ne kemi nevojë për të siguruar që të gjitha shtetet do të garantojnë procedura më  të mira për njohjen gjinore dhe respektimin e të drejtave të njeriut”.

Për më tepër informacion kontaktoni në adresën pinkembassy@crca.al ose në numrin e telefonit: 0035542265741.

Mbështetësit Dhe Partnerët