• Shqip
  • English

Video chat

Webcam chat by Camamba

AMBASADA PINK

“Pink Embassy” si program:

Ka nisur të zbatohet në Shqipëri përmes një partneriteti mes organizatave COC Netherland, CRCA dhe LGBT PRO Shqipëri, me mbështetjen financiare të Programit të Transformimit Social (MATRA) të Ministrisë së Jashtme të Hollandës.

“Pink Embassy” si mision:

Synon të bëjw të mundur që në shoqërinë shqiptare në zhvillim, pozicioni, të drejtat dhe nevojat e komunitetit të lezbikeve, gejve, biseksualëve, transeksualëve (LGBT) dhe personave ende të paqartë për orientimin e tyre seksual (Questioning) të respektohen plotësisht dhe që nevojat dhe shqetësimet e tyre të adresohen në mënyrën e duhur.

“Pink Embassy” si instrument:

Synon të jetë një instrument i dhe për komunitetin LGBT në Shqipëri. PINK Embassy përdor ekspertizën, rrjetet dhe burimet e saj dhe të organizatave partnere zbatuese të këtij Programi për të përmirësuar situatën e këtij komuniteti në Shqipëri, duke advokuar e lobuar pranë të gjithë atyre institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore që kanë rol në drejtim të respektimit të të drejtave të këtij Komuniteti duke u bërë kështu zë i hapur publik i komunitetit LGBT, si dhe duke punuar me këtë komunitet që ai vetë të arrijë kapacitetin për të formuluar kërkesat dhe shqetësimet e tij dhe për ti adresuar ato pranë institucioneve përkatëse.

“Pink Embassy” si veprim:

Do të orientohet në dy drejtime kryesore:

Advokaci dhe lobim për të garantuar respektimit e të drejtave të komunitetit LGBT- përmes fushatave informuese dhe edukuese, monitorimit të rasteve të dhunimit të të drejtave të njeriut ndaj pjestarëve të LGBT dhe reagimi ndaj kujtdo që i cënon apo i vë në rrezik këto të drejta, ndikimit mbi qeverinë dhe politikëbërjen për të ndërtuar mekanizma efektiv në favor të komunitetit LGBT;

Krijimit të kushteve të favorshme për të lehtësuar dukshmërinë dhe mobilizimin e komunitetit LGBT- përmes organizimit të eventeve sociale, diskutimeve në grup, ngritjes së grupeve “mentor” dhe “peer support” dhe aktiviteteve që fuqizojnë këtë komunitetet për tu bërë zëdhënës dhe mbrojtës i të drejtave të veta;

I gjithë veprimi i PINK Embassy do të synojë përmirësimin e qëndrimit dhe sjelljes së qeverisë dhe shoqërisë shqiptare në drejtim të individëve dhe çështjeve të komunitetit LGBT, si dhe integrimit të plotë të këtij komuniteti në jetën shoqërore, ekonomike, politike dhe sociale në Shqipëri.

Pink Embassy si rezultat:

Pas realizimit të veprimit strategjik të PINK Embassy, do të jenë arritur këto rezultate kryesore:

Rezultati 1:
Ngritja e Pink Embassy dhe fuqizimi i komunitetit LGBT

Rezultati 2:
Komuniteti kombëtar dhe ndërkombëtar do të jetë mobilizuar në mbështetje të PINK Embassy dhe kauzws qw ajo pwrfaqwson.

Rezultati 3:
Qëndrimi i shoqërisë dhe qeverisë shqiptare kundrejt respektimit të të drejtave të LGBTdo të jetë përmirësuar

Rezultati 4:
Është krijuar një mjedis i sigurt dhe mbështetës për individët LGBT që u mundëson atyre shoqërizimin, organizimin dhe forcimin e kapaciteteve të tyre



© 2010 Pink Embassy | All right reserved