SHPALLEN "30 PERSONAT E VITIT 2017 PËR TË DREJTAT LGBTI” NË SHQIPËRI

17 Maj 2017 – Ditën e sotme në një aktivitet të veçantë të organizuar në COD në Kryeministri, Ambasada PINK ,në konsultim me komunitetin LGBTI dhe persona që punojnë për këtë kauzë në vendin tonë, për të tretin vit rradhazi shpalli “30 Personat e Vitit 2017”.

Qëllimi i këtij vlerësimi kombëtar është identifikimi dhe falenderimi i individëve dhe institucioneve nga ana e komunitetit LGBTI për kontributin që ata kanë dhë në përgjatë një viti për mbështetjen në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit public për kauzën e komunitetit.

Ndër personazhet kryesore pjesë e këtij vlerësimi për vitin 2017, janë:

Znj. Olta Xhaçka, Ministre e Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë;

Znj. Vasilika Hysi, Kryetare e Komisionit ParlamentarpërLegjislacionin, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,

Znj. Nora Malaj, zv-Ministre e Arsimit;

Znj. ElonaGjebrea, zv-Ministre e Brendshme;

Mr. Claus Neukirch, Përfaqësues i Këshillit të Europës.

“30 Personat e Vitit 2017”është një vlerësim që jepet në kuadër të Festivalit të 8-të të Diversitetit për të Drejtat LGBTI në Shqipëri. Në përfundim të shpalljes së personave të vitit, Ambasada PINK në bashkëpunim me TOP Channel shfaqën dokumentarin e pare të realizuar në Shqipëri për çështjen e transeksualëve në Shqipëri. E ftuar special ishte realizuesja e këtij dokumentari Znj. Jetona Koçibelli nga Top Channel.

Ambasada PINK është e vetëdijshme se shumë njerëz, të njohur ose jo për publikun, kanë dhënë dhe do të japin mbështetje për më shumë barazi, respekt dhe integrim të personave LGBTI në shoqërinë shqiptare. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se mbështetja më e madhe dhe e rëndësishme për çdo person LGBTI vjen nga nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, shokët, shoqet, kolegët, mësuesit, mjekët etj.

Listën e plotë me “30 Personat e Vitit 2017” e gjeni më poshtë:

Mbështetësit Dhe Partnerët