SHQIPËRIA HAP FESTIVALIN E 6- TË TË DIVERSITETIT DHE JAVEN E IDAHOT

Nën moton “Mos Hesht Përballë Diskriminimit”, përgjatë një jave Festivali sjell së bashku komunitetin LGBT, organizatat dhe institucionet për promovimin e të drejtave të njeriut të personave LGBT në Shqipëri

Tirana 16 Maj 2016 – Nën moton “Mos Hesht përballë diskriminimit” , Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri (HRHA), Rrjeti Kombëtar i të Rinjve Shqipëri-ANYN dhe Open Mind Spectrum Albania – OMSA hapën sot Festivalin e 6-të të Diversitetit dhe javën e ndërgjegjësimit publik në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT). Festivali i Diversitetit zhvillohet nga data 16-20 Maj 2016 nën moton “Mos hesht përballë diskriminimit”. Këtë vit java e Diversitetit  synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe angazhimin e institucioneve publike ndaj qytetarëve në sigurimin e të drejtave të barabarta për personat LGBT pa frikën e diskriminimit dhe përjashtimit social. 

Festivali i 6-të i Diversitetit  është eventi që ka patur impaktin më të madh social, që organizohet çdo vit nga Ambasada PINK, në bashkëpunim me aleatë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria dhe bota. Që prej fillimit të Festivalit në vitin 2010, ai ka angazhuar më shumë se 6000 mbështetës, duke u kthyer në një javë feste, debati dhe promovimi të të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri.  Java e diversitetit është një mundësi për tu solidarizuar me të drejtat e njeriut dhe grupeve të përjashtuara në veçanti, për të marrë më shumë informacion mbi këto çështje dhe për të festuar faktin se një shoqëri është më e lumtur dhe më e emancipuar nëse arrin të pranojë në gjirin e saj të gjithë njerëzit pavarësisht racës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, bindjeve, etj.

Më poshtë gjeni të plotë listën e aktiviteteve:

E HËNË, 16 MAJ 2016

10.00 EVENT NË MEDIA

Deklaratë për Shtyp: MOS HESHT PËRBALLË DISKRIMINIMIT!

11.00     - 13.00    DITA E PINK @ Qendra Rinore Tiranë

HAPJA E EKSPOZITËS “LABIRINT”, reflektimi i perceptimeve të specialistëve të Pushtetit Vendor dhe mësuesve të 6 qarqeve të Shqipërisë për personat LGBT.

Konceptuar dhe kuruar nga: Altin Hazizaj and Thor Barkley

30 Personazhet e Vitit 2015 për çështjen LGBT – eveniment i përvitshëm për të njohur publikisht 30 personat e vitit, të cilët kanë kontribuar për avancimin e të Drejtave LGBT në Shqipëri.  

E MARTË, 17 MAJ 2016

NGRITJA E FLAMURIT (event publik), ku Bashkia Tiranë do të ngrejë flamurin LGBT në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHO) 

10.00 – 12.00     LEKSION I HAPUR! @ Universiteti i Tiranës, Departamenti i Sociologjisë

Perceptimet e zyrtarëve publikë në nivel vendor kundrejt personave LGBT në Shqipëri – Leksion i hapur bazuar në të dhënat e studimit të parë publikuar në Shqipëri mbi perceptimet dhe qëndrimet e zyrtarëve publikë në nivel vendor përkundrejt komunitetit LGBT.

13.00 – 15.00     DOKUMENTARI “OUT & ABOUT” @ Qendra Rinore Tirana  (PART 1)

Dokumentar i shkurter mbi çështjen LGBT i cili organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze dhe Rrjetin Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri – ANYN

TË RINJTË FLASIN! (Special Edition)  @ Qendra Rinore Tirana (PART 2)

17.00 – 19.00     MULTI-LANGUAGES CAFE' (Special Edition) @ Qendra Rinore Tirana 

Hapësirë gjuhësore dedikuar çështjeve sociale dhe bashkëbisedimit ndërkulturor. Javën e diversitetit Multi-Languages Cafe' do i dedikohet IDAHOt 2016.

E MËRKURË, 18 MAJ 2016

11.00 – 13.00     TË RINJTË dhe ARSIMI @ Hotel Tirana International

Prezantimi i gjetjeve paraprake të studimit “Perceptimi i diskriminimit të adoleshentëve në shkolla”. Ambasada Pink do të publikojë rezultatet paraprake të studimit të saj të parë në lidhje me të rinjtë në arsimin parauniversitar rreth diskriminimit me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor në Shqipëri. 

E ENJTE, 19 MAJ 2016

9.30 – 13.00 OMSA - FORUM POLITIK MBI TË DREJTAT LGBT @ Pallati i Kulturës,  Salla “Nënë Tereza”

Open Mind Spectrum Albania (OMSA) organizon Forumin e shoqërisë civile "Demokracia për të Gjithë: Pjesëmarrja politike e personave LGBTI në Ballkan”. Forumi do te ndihmoje ne hapjen e nje debati me te gjere persa i perket perfshirjes se ceshtjes LGBTI ne programet e partive politike ne vendin tone, si dhe te drejtoje pjesëmarrjen politike te personave LGBTI në vend.

10.00 – 13.00     MOS HESHT PËRBALLË DISKRIMINIMIT! @ Ambasada PINK /HRH

Vizitë pranë zyrave tona, për takime me disa nga personat që kanë bërë diferencën me punën e tyre dedikuar të drejtave LGBT. Shkruaj një mesazh, bëj një foto në murin PINK dhe ndaje në rrjetet sociale! 

18.00 OMSA - SHFAQJA E FILMIT MILK @ Destil Hostel Tirana

MILK - Historia e Harvey Milk, dhe lufta e tij si një aktivist amerikan homoseksual i cili luftoi për të drejtat e homoseksualëve dhe u bë zyrtari i parë homoseksual i hapur i Kalifornisë.

Open Mind Spectrum Albania (OMSA) pas shfaqjes së filmit do të zhvillojë një diskutim të hapur rreth IDAHOT dhe strategjitë për të kultivuar aleatë në luftën kundër diskriminimit

E PREMTE, 20 MAJ 2016

11.00 DITA E DIALOGUT @ Kuvendi i Shqipërisë

Seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për situatën e të drejtave LGBT në vend. Fokusi i takimit do të jetë vazhdimësia e dialogut me deputetët e Parlamentit për zbatimin e Rezolutës së Parë e të Drejtave LGBT në Shqipëri.

Për më tepër informacion kontaktoni në adresën pinkembassy@crca.al ose në numrin e telefonit: 0035542265741

Mbështetësit Dhe Partnerët