Studentë të fakultetit të Shkencave të Edukimit të Elbasanit njihen me tematikën LGBT

3 Shkurt 2016, Elbasan – Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri me mbështetjen e Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut dhe në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit ‘Aleksander Xhuvani” zhvilloi pranë mjediseve të universitetit një leksion të hapur me afërsisht 100 studentë të vitit të dytë të shkencave të edukimit dhe programit master. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të iniciativës “Përmirësimi i jetës së personave LGBTI në nivel lokal” e cila po udhëton në gjashtë qytete të Shqipërisë me leksione dhe orë të hapura.

Leksioni u fokusua tek dhënia e informacionit sa më të bollshëm dhe qartësues për studentët. Pjesëmarrësit mundën të mësojnë më shumë mbi konceptet LGBTI, orientimin seksual, identitetin gjinor, personat trans dhe interseks etj. Më tej ata mundën të diskutojnë mbi sfidat që hasin shoqëri të ndryshme përfshi edhe ajo e Shqipërisë në rritjen e tolerancës, respektit dhe pranimit të diversitetit seksual dhe gjinor në shoqëri.

Pyetjet e pjesëmarrësve u përqëndruan në çështje të tilla si bulizmi, orientimi seksual, krijimi dhe ofrimi i modeleve të reja shoqërore që do të mundësonin integrimin e këtij komuniteti, problematikat me diskriminimin etj.

Ambasada PINK falenderon Universitetin e Elbasanit, dekanin dhe pedagogët për bashkëpunimin në zhvillimin e këtij aktiviteti dhe shpreson në zhvillimin e tyre edhe në të ardhmen me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për konceptet LGBTI dhe të drejtat e njeriut.

Për më shume informacion kontaktoni në: pinkembassy@crca.al; Tel: 04 2265741 

Mbështetësit Dhe Partnerët