Të jesh transgjinor nuk është më çrregullim

5 Dhjetor 2012

Lajmin historik e ka bërë të ditur Associated Press i cili ka raportuar se Bordi Drejtues i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë (APA) ka bërë ndryshime të dukshme në listën e Manualit Diagnostikues dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM). Një nga këto ndryshime me siguri do të ngjallë shumë diskutime dhe do të ketë jo pak ndikim në shoqëritë e shumë vendeve të botës.

Që nga publikimi i tretë i tij në vitin 1980 Manuali përmbante një përkufizim mbi çrregullime të identitetit gjinor i cili përshkruante pacientë tek të cilët perceptimi subjektiv i gjinisë ndryshonte nga seksi i tyre biologjik. Termi modern për këtë grup social është transgjinor, dhe identifikohet me gërmën T në akronimin LGBT. Burime brenda APA-s konfirmojnë se në edicionin e pestë të DSM-së, i cili do të publikohet në Maj 2013, termi Çregullim i Identiteti Gjinor do të zëvendësohet me termin më neutral Disfori Gjinore.

Approvimi i këtij ndryshimi është përgatitur prej vitesh dhe reflekton punën e bërë nga psikiatrët me personat transgjinorë duke u fokusuar tek gjendja e tyre emocionale sesa te identiteti i tyre gjinor. Ata pacientë të cilët mendojnë se kanë nevojë për ndihmë psikologjike për tu ndier më mirë, mund të vazhdojnë ta bëjnë, ndërkohë ata të cilët ndihen mirë me identitetin e tyre gjinor nuk do të shenjohen si të sëmurë.

Xhek Dresher, anëtar i APA, ka shpjeguar që prej vitit 2010 se ky ndryshim erdhi nga dëshira për ti dhënë fund “patogjilizimit të të gjitha shprehjeve të identitetit gjinor thjesht sepse ato janë të rralla apo sepse disa njerëz nuk i pranojnë”. Në një tjetër intervistë ai pranoi se “të gjitha diagnostikimet ndodhin në një kontekst kulturor të caktuar” dhe shtoi se “ne e dimë që ka një numër shumë të madh personash transgjinorë të cilët nuk po kërkojnë kujdesje mjekësore ndërkohë që vazhdojnë të jetojnë mes dy kategorive ngushtuese burrë ose grua. Në duam të dërgojmë mesazhin se puna e psikologut nuk është të patologjizojë njerëzit.”

Siç edhe dihet mirë brenda lëvizjes LGBT, patologjizimi i personave homoseksualë dhe transgjinorë brenda sistemit mjekësor është një nga pengesat më të mëdha drejt arritjes së progresit social dhe ligjor. Në fakt, heqja e homoseksualitetit nga lista e DSM-ve në vitin 1973 ishte një moment vendimtar për fuqizimin e lëzivjes LGB dhe neutralizoi argumentin se meshkujt dhe femrat gei nuk merritonin trajtim të barabartë sepse konsideroheshin të sëmurë. E njëjta gjendje ka qenë edhe me komunitetin transgjinor, të cilët kanë patur dhe vazhdojnë ta kenë pengesë të madhe fjalën çrregullim në avancimin e të drejtave të tyre. Por përtej termit, ky ndryshim mund të shkaktojë edhe disa dëme përkrah të mirave.

Siç e shpjegon edhe Dresher në analizën e tij mbi paralelet dhe kontrastet midis fushatave gei dhe trangjinore për heqjen respektive nga lista e çrregullimeve mendore dhe gjykimeve mjekësore, një ndryshim i madh lidhet me nevojën e disa personave transgjinorë për të patur ndërhyrje hormonale ose kirurgjike për tiu përafruar më shumë identitetit të tyre gjinor. Aktualisht, në shumë vende, fondet publike për kryerjen e këtyre ndryshimeve siguroheshin për shkak të trajtimit të identitetit gjinor si problem mjekësor. Pa këtë argumentim, disa persona transgjinorë – të cilët historikisht vuajnë diskriminimin dhe margjinalizimin ekonomik e social - mund të hasin vështirësi financiare në kryerjen e tranzicionit.

Për ata individë transgjinorë të cilët zgjedhin të trajtohen nga një psikolog, shumë shpejt APA do të jetë më e mirë përgatitur për një kujdesje profesionale. Ndërkohë që Dresher dhe grupi i tij po diskutojnë për ndryshimet midis termave çrregullim dhe disfori, një tjetër group brenda APA, po merret me çështje më praktike të trajtimit të pacientëve për të krijuar një udhërrëfyes mbi çështjet transgjinore. Pas disa kohësh, me ndryshimin e aprovuar së fundmi, APA do të prodhojë udhërrëfyes të rinj për të gjithë personat trangjinorë, fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. APA gjithashtu mund të nisë edhe rritjen e sensibilizimit në mbështetje të të drejtave të personave transgjinorë apo/ose transeksualë. 

Mbështetësit Dhe Partnerët