TIRANA VALVIT FLAMURIN LGBTI!

Kryeqyteti i Shqipërisë iu bashkua qyteteve Europiane në ngritjen e flamurit! Ambasada PINK dhe Bashkia Tiranë, për herë të 3-të çojnë flamurin LGBTI në sheshin simbol të Shqipërisë!

Tiranë, 17 Maj 2018 – Sot në mëngjes, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, iu bashkua kryeqyteteve të Europës duke çuar flamurin LGBT në Sheshin Skënderbej! Ky është viti i 3-të që Ambasada PINK, falë mbështetjes së Bashkisë Tiranë dhe partnerëve tanë ndërkombëtare ngrenë flamurin në Ditën Ndërkombëtare kundrë Homofobisë dhe Transfobisë!

Nën moton ‘’Unë ngre flamurin’’, Ambasada PINK dhe të gjithë mbështetësit e komunitetit LGBT në Shqipëri, kanë nisur të krijojnë kështu një traditë të përvitshme për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e personave lesbike, gej, biseksuale, transgjinore dhe interseks. Këtë vit përgatitja dhe ngritja e flamurit u mbështet edhe nga zyra e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Shqipëria ka vite që lëviz pozitivisht për një pranim më të gjerë të të drejtave të komunitetit LGBT, por ka ende shumë hapa për të bërë. Rreth 11 vjet më parë filloi një lëvizje e re për të drejtat e personave LGBTI, me mbështetje të madhe nga organizatat kryesore të të drejtave të njeriut. Vite më pas u krijuan një sërë organizatash LGBTI, ndërsa Shqipëria ka tashmë një ligj kundër diskriminimit, i cili përfshin mbrojtjen nga diskriminimi edhe për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Mbështetësit Dhe Partnerët