Zhvillohet në Shkodër trajnimi një-ditor për konceptët LGBTI

20 Mars 2015 – Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, zhvilloi pranë kësaj të fundit trajnimin një-ditor “Konceptet LGBTI dhe ofrimi i shërbimeve miqësore”. Aktiviteti zgjati katër orë dhe zhvillohet në kuadër të iniciativës “Përmirësimi i jetës së personave LGBTI në nivel komunitar”.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues dhe ekspertë të Bashkisë Shkodër, me një pjesë shumë të mirë të drejtorive dhe sektorëve kryesorë të institucionit, si dhë përfaqësues të mediave lokale, organizatave të shoqërisë civile, prefektura, drejtoria rajonale e shëndetit publik, psikologë etj. Aktiviteti u pasqyrua gjerësisht edhe nga mediat lokale me praninë e televizioneve Rozafa, TVI Channel dhe Antena Nord.

Trajnimi u zhvillua në dy pjesë kryesore. Pjesa e parë shërbeu për të prezantuar konceptet LGBTI, të orientimit seksual, identitetit gjinor etj. Në këtë pjesë së bashku me pjesëmarrësit u identifikuan edhe disa nga paragjykimet dhe parakonceptet që ekzistojnë në shoqëri për personat LGBTI. Aty u vunë re edhe fakti që pjesa më e madhe e tyre lidhen me perceptimin se meshkujt gay janë femërore dhe femrat lesbike janë mashkullorë etj.

Në pjesën e dytë trajnimi u përqëndrua në thellimin e koncepteve, dhe diskutimin e çështjeve të tilla si heteronormativiteti, interseksionaliteti etj. Në këtë pjesë u zhvilluan edhe diskutime së bashku me pjesëmarrësit të tilla si pranimi nga komunitetet fetare, vështirësitë në pranimin e orientimit seksual apo identitetit gjinor etj.

Trajnimi për shumicën e pjesëmarrësve ishte pozitiv dhe i nevojshëm dhe ndër të tjera sugjeronin zhvillimin sa më tepër të këtyre aktiviteteve me sa më shumë grupe dhe institucione, më shumë ilustrime të problematikave dhe vështirësitë me të cilat përballen personat LGBTI në jetën e përditshme, njohje më e thelluar e politikave të shtetit për çështjen LGBTI etj.

Pjesëmarrësit vlerësuan se përmes këtij trajnimit do mund të përdorin këto njohuri në punën e tyre me shoqërine civile dhe të rinjtë, do dinë të diskutojnë më mirë problematikat që lidhen me komunitetin LGBTI, do të kenë një mirëkuptim më të madh ndaj problematikave të tyre, përballjen me më shumë objektivitet të nevojave dhe problematikave të këtij komuniteti dhe në thellimin e kërkimeve për aspektet ligjore që lidhen me të.  

Ambasada PINK falenderon Bashkinë e Shkodrës për bashkëpunimin dhe mbështetjen në zhvillimin e këtij trajnimi dhe uron që aktivitete të tilla të jenë sa më shumta edhe në të ardhmen.  

Mbështetësit Dhe Partnerët