Zhvillohet ne Stokolm konferenca me e madhe LGBT ne botë “Të Drejta Globale, Respekt Global” Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri ndjek nga afër aktivitetet

Stokolm, 10-16 Dhjetor 2012 - Ashtu sikurse edhe emërtimi i konferencës, edhe pjesmarrja në të ishte globale. Më shumë se 450 përfaqësues dhe aktivistë nga organizatat LGBTI dhe jo vetëm, nga e gjithë bota ndoqën këtë Konferencë, e cila u cilësua si ‘historike’ jo vetëm për shkak të pjesmarrjes së madhe nga vende të ndryshme të botës por edhe për shkak të prezencës dhe nderimit qe iu bë pjesmarrësve, nga Kryeministri i Suedisë dhe zëvendës kryetari i Bashkisë së Stokolmit.

Konferenca u parapri nga disa para-konferenca në datat 9-10-11 Dhjetor,si parakonferenca e Trans; HIV dhe LGBT; Gratë në Kombet e Bashkuara; Forumi i të Rinjve; Trainimi i Lidership-it për Gratë; Forumi Intersex; Seminari për LGBT dhe të Drejtat e Njeriut, etj. PINK ndoqi Trainimin e Lidership-it për Gratë në datat 10-11 Dhjetor i cili përmes një kombinimi perfekt të teorisë dhe punës në grupe transmetoi tek pjesmarrësit njohuri për forcimin e kapaciteteve të tyre si drejtuese, aktiviste apo përfaqësuese të organizatave LGBT. Në përfundim të trainimit pjesmarrëset u vlerësuan me çertifikata nga ILGA World. Gjithashtu PINK ndoqi edhe parakonferencën ‘Gratë në Kombet e Bashkuara’, e cila u përqëndrua në pjesën e parë në një vështrim të përgjithshëm të të drejtave të grave dhe Kombeve të Bashkuara si edhe në mundësitë dhe sfidat e ngritjes, përafrimit të çështjeve të grave LBT brenda sistemit të OKB-së. Në pjesën e dytë kjo parakonferencë u përqëndrua në shkëmbimin e eksperiencave dhe shembujve pozitiv të punës në këtë drejtim, ku PE prezantoi eksperiencën e saj në përgatitjen e raportit të fundit hije për CEDAW në të cilin ka përfshirë edhe situatën e grave e vajzave LBT si edhe dërgimin e një përfaqësuesi përpara komisionit të OKB-së për të folur për këtë çështje.

Konferenca u zhvillua në datat 12-16 Dhjetor dhe konsistonte në një ndërthurje të seancave plenare, workshop-eve të ndryshme dhe aktiviteteve argëtuese e informuese.

Ceremonia hapëse e Konferencës, më datë 12 Dhjetor, ishte madhështore duke kombinuar fjalimet përshëndetëse nga bashkësekretarët e përgjithshëm të ILGA-s Gloria Careaga dhe Renato Sabbadini, Kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt i cili vuri në pah gjithë hapat që Suedia ka ndjekur për të drejtat LGBT duke theksuar se ambasadat suedeze monitorojne dhe raportojne per ceshtjet LGBT dhe progresin e bërë në vendet respektive por akoma mbetet shumë për të bërë, [residentja dhe zv.presidenti i RFSL (organizatës pritëse suedeze) të cilët theksuan se në konferencë janë prezent 450 përfaqësues të 100 kombësive dhe janë dhënë 250 bursa, fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të Amnesty International i cili theksoi solidaritetin e AMI dhe rolin e rëndësishëm që duhet të luajë për zbatimin e të drejtave të personave LGBT; me dhënien e cmimit të ILGA për Presidenten e Argjentinës, per rolin kyc qe ky shtet ka luajtur gjate viteve te fundit ne promovimin universal të dekriminalizimit te homoseksualitetit në Kombet e Bashkuara. Në mungesë të Presidentes në ceremoninë hapëse të konferencës, Cmimi u tërhoq nga zv.presidenti i Argjentinës i cili theksoi se cfarë u bë në Argjentinë mund të arrihet në cdo shtet nëse aktivistët luftojnë për të drejtat e tyre. Performancat artistike nga muzikantë suedezë gjatë ceremonisë hapëse e bënë atë më të gjallë, tërheqëse dhe unike, për ta mbyllur ditën me pritjen që iu bë pjesmarrësve të Konferencës në bashkinë e Stokolmit nga zv. Kryebashkiaku i cili në fjalën e tij të mirëseardhjes tha se qyteti i Stokolmit është krenar që Ilga e ka zgjedhur për organizimin e konferencës së saj të 26-të.

Gjatë ditës së parë, 12 Dhjetor, mes 7 workshop-eve paralele PINK ndoqi ëorkshop-in ‘Arritja e qeverive miqësore për LGBTI’, gjatë së cilit u bë bë një prezantim i Rrjetit Informal Europian të qeverive miqësore për LGBT të cilit së fundmi i ishte bashkuar edhe qeveria shqiptare, qëllimit të tij i cili ishte shkëmbimi i eksperiencave mes politikë-bërësve për arritjen e barazisë së personave LGBT si edhe rolit që mund të luajnë OJF-të në sensibilizimin e qeverive kombëtare për çështjet LGBT dhe bashkëpunimit mes tyre. PE kërkoi të dinte më shumë rreth detyrimeve që kanë shtetet anëtare në këtë rrjet me qëllim që politikat të mos mbeten vetëm në deklarata e letër por të bëhen realitet, por u bë e qartë se rrjeti nuk ka fuqi obliguese por gjithsesi shtetet anëtare duhet të raportojnë çdo vit për arritjet dhe politikat e reja dhe vetë organizatat ndërkombëtare luajnë rolin e watch-dog për zbatimin e këtyre politikave.

Dita e dytë e Konferencës nisi me seancën plenare ku u aprovuan anëtarët dhe u prezantuan raportet dhe vazhdoi me workshope të tematikave të ndryshme. Mes tyre PE ndoqi workshop-in 'Partneriteti i zhvillimit global LGBT', ku partnerë si USAID, SIDA, GLVI, NESsT, etj prezantuan objektivat dhe iniciativat e tyre ne lidhje me cështjet LGBT ku përmes bashkëpunimit do të synojnë të rrisin barazinë LGBT në nivel global. PE ishte prezent gjithashtu edhe në Workshop-in e Donatorëve gjatë të cilit u theksua se një numër i madh donatorësh janë të interesuar në cështjet LGBT dhe se qëllimi kryesor i tyre është rritja e aparencës publike të levizjes LGBT.

Në ditën e tretë të saj Konferenca u hap me seancën plenare të Zhvillimeve në UN, e cila u përqëndrua në iniciativat e ndryshme që Kombet e Bashkuara kanë ndërmarë për forcimin e mbrojtjes së të drejtave LGBT, punën e Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Njeriut dhe sesi aktivistët LGBTI janë pjesë e zhvillimeve në UN. Gjatë kësaj seance u lexua edhe letra që Sekretari i përgjithshëm i UN Ban Ki-Moon adresonte për delegatët e konferencës. Mes të tjerave në letrën e tij ai thoshte se ndërkohë që ka pasur avancim për të drejtat e personave të marzhinalizuar kudo në botë, ende personat LGBT përballen me diskriminimin.

Ndër workshopet e ditës së tretë, PE ndoqi workshop-in 'Dokumentimi i historive të treguara LGBT', ku një ndër organizatat indiane prezantoi punën e saj në dokumentimin e vidjo-intervistave të 20 personave LGBT në Indi duke u bërë kështu një mjet i rëndësishëm avokimi për të drejtat LGBT në këtë vend dhe model për vende të tjera.

Dita e katërt e konferencës u hap me dy seanca të njëpasnjëshme workshopesh. PE ndoqi workshop-in 'Të punosh me sistemin' i cili u përqëndrua në punën që ne mund të bëjmë për tu mobilizuar për të përdorur sistemin e UN në mënyrë më strategjike. Workshop-i i dytë i ndjekur nga PE 'Martesat në Botë' përqëndrohej në një vështrim të përgjithshëm të zhvillimeve lidhur me vendet ku lejohen martesat brenda gjinisë. Ndërsa workshop-i 'Roli i BE-së në promovimin e të drejtave të LGBTI në Botë' u fokusua në punën e politikave të huaja të BE-së për të drejtat e personave LGBT dhe tek bashkëpunimi me mbrojtësit e të drejtave të njeriut që punojnë jashtë BE-së.

Në ditën e pestë dhe të fundit të konferencës, gjatë dy seancave plenare u votua për raportet, për miratimin e deklaratave të të rinjve dhe të asamblesë si edhe për krijimin e Sekretariatit të Intersex pranë ILGA. Në këto seanca u dhanë disa çmime për organizata të vendeve të ndryshme për punën e bërë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBT në këto vende. Europarlamentarja Ulrike Lunaçek përshëndeti konferencën në seancën e parë plenare duke theksuar se komuniteti LGBT ka fituar vendin e vet në shoqëri dhe në organizatat ndërkombëtare por duhet të vazhdojë të punojë për të patur një trajtim të barabartë kudo. Ajo përmendi edhe incidentin në Kosovë duke kërkuar nga të gjithë të tregonin mbështetjen e tyre.

PE ndoqi workshop-in 'Takim me aktivistët e RFSL', ku përfaqësues të kësaj organizate suedeze prezantuan punën e tyre dhe lidhën kontakte me organizatat që ishin prezent nga vende të ndryshme si edhe u diskutua bashkarisht rreth qëllimeve të përbashkëta, objektivave dhe strategjive.

E gjithë konferenca u shoqërua me një sërë aktivitetesh argëtuese e informuese dhe vizita si në qendrën rinore Egalia, në Shtëpinë e Filmit, në Shtëpinë e Kulturës, në Muzeun Vasa një ndër muzeumet më popullore në Europë, në party-n e hapjes dhe mbylljes së konferencës, në udhëtimin turistik përreth Stokolmit për tu njohur me vendet dhe historikun LGBT në vend, etj,.

I gjithë organizimi perfekt i kësaj konference, vëmendja ndaj detajeve dhe nevojave të pjesmarrësve, njohuritë e marra, informacioni i shkëmbyer, njohja dhe krijimi i kontakteve me aktivistë dhe organizata nga e gjithë bota bën që kjo konferencë të jetë e veçantë, të ngelet në mendjet e pjesmarrësve për shumë gjatë duke shpresuar që konferenca e radhës e cila do të organizohet në 2014-n në Mecixo City të jetë e po këtij niveli.

Dy nga pjesmarrëset në Konferencë në shkrimet e tyre pas konferencës citojnë: 'ska rëndësi se nga vijmë, çfarë jete jetojmë, çfarë lëkure kemi, ne të gjithë kemi të njëjtën ngjyrë gjaku dhe një zemër që rreh', 'Stokolmi ishte me të vërtetë i ftohtë por zemra ime e ngrohtë', çka përshkruan shumë mirë përjetimet dhe ndjesitë që të jep e gjithë kjo eksperiencë.

Në link-un http://www.ilga2012.com/ mund të gjeni informacion më shumë për konferencën dhe të shikoni disa prej fotove.

Mbështetësit Dhe Partnerët