Ambasada PINK: Qeveria duhet të krijojë Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për të Drejtat LGBTI

   Gjatë diskutimeve të Planit Kombëtar të Veprimit të Strategjisë për Mbrojtjen e Personave LGBTI të Qeverisë Shqiptare, Ambasasda PINK paraqiti një sërë kërkesash për përmirësimin serioz të saj

 

Tiranë, 17 Korrik 2021 - Ambasada PINK, organizata kryesore për të drejtat LGBTI në Shqipëri, që prej fillimit të këtij viti është bërë pjesë e procesit të rishikimit të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit të Qeverisë shqiptare në mbështetje të personave LGBTI.

Në mbledhjen më të fundit të grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë, Ambasada PINK i kërkoi Qeverisë dhe ministrive të varësi të saj përmirësime të mëtejshme dhe cilësore të Strategjisë për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Personave LGBTI në Shqipëri 2021-2030, pasi në gjendjen aktuale ky dokument politik nuk arrin të mbrojë të drejtat e personave LGBTI në vend që preken nga diskriminimi, dhuna dhe krimet e urrejtjes.

Draft-Strategjia, e cila është konsultuar përgjatë këtij viti, përmban të gjitha drejtimet kryesore për të cilat pushteti vendor dhe ai qëndror në Shqipëri duhet të punojnë për të ndërtuar një shoqëri që vlerëson barazinë dhe drejtësinë, si kushte të domosdoshme drejt zhvillimit të qëndrueshëm social, ekonomik dhe politik të vendit tonë.

Strategjia, sipas ekspertëve më të mirë të Ambasadës PINK, duhet të nxisë krijimin e një mekanizmi koordinues dhe llogari-dhënës, i cili do të mundësonte kontrollin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit (PKV) si nga ministritë e linjës, ashtu edhe nga bashkitë. Ndërkohë që Ambasada PINK ka kërkuar krijimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për të Drejtat LGBTI në Shqipëri, për mbikqyrjen dhe nxitjen e zbatimit të Strategjisë por edhe vemendjes që Qeveria shqiptare duhet të tregojë ndaj personat LGBTI në vend.

Një tjeter pikë në të cilën Ambasada PINK, vendos theksin e saj është krijimi i Fondit të Emergjencës për rastet e dhunës dhe krimeve kundër personave LGBTI, një instrument ky për të mbështetur financiarisht të gjitha viktimat e dhunës për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Së fundi, mekanizmi i trajtimit të rasteve të dhunës, bulizmit dhe diskriminimit në shkollë për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor është me rëndësi parësore.

Sipas të dhënave të një sërë raportesh, rezulton se 1 në 3 persona LGBTI, janë viktimë e dhunës fizike në familje. Diskriminimi i hapur, përjashtimi social dhe gjuha e krimet e urrejtjes mbeten një nga problemet kryesore me të cilat përballen personat LGBTI. Komuniteti LGBTI në vendin tonë, vijon të vuajë pasojat e një mospranimi shoqëror dhe madje edhe të shfaqjes së dukshme të paragjykimeve, diskriminimit, dhunës fizike, verbale dhe politike ndaj tyre.

 

Për më shumë, kontaktoni:

Ambasada PINK Shqipëri

E-mail: pink@pinkembassy.al

Mbështetësit Dhe Partnerët