Bulizmi
Titulli i iniciativës: “Bulizmi dhe ngacmimet me bazë homofobinë dhe transfobinë në mjediset shkollore në Shqipëri”.
Qëllimi i nismës: Qëllimi kryesor i nismës është të rrisë ndërgjegjësimin e institucioneve arsimore si edhe komunitetit të nxënësve dhe prindërve mbi rëndësinë e krijimit të mjediseve të sigurta, pa dhunë, pa bulizëm dhe ngacmime homofobike si dhe të nxjerrë në pah nivelin e homofobisë dhe transfobisë në mjediset shkollore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës.
Objektivat specifike:
- Vlerësimi i nivelit të diskriminimit homofobik dhe transfobik në shkollat shqiptare;
- Rritja e ndërgjegjësimit mbi diskriminimin homofobik dhe transfobik, si dhe adresimi i duhur i rasteve për nxënësit dhe shkollat shqiptare;
- Motivimi i Qeverisë Shqiptare për të çuar përpara çështjen LGBTI në vend si dhe reformimi i kuadrit ligjor dhe politikave vendase.
Institucionet zbatuese të nismës:
Organizata koordinuese e nismës do të jetë Ambasada PINK / LGBT Pro Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Target-grupet e synuara nga iniciativa:
- Stafet akademike dhe nxënësit e institucioneve arsimore;
- Psikologët dhe punonjësit socialë të shkollave;
- Studentët e Fakulteteve të Shkencave Humane ;
- Organizatat lokale;
- Mediat lokale;
- Të rinjte;
- Komuniteti lokal LGBTI.
Rezultatet e pritshme:
- Marrëveshje bashkëpunimi e lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
- Vëzhgim mbi perceptimin e diskriminimit në 12 shkolla të qyteteve të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës;
- Një broshurë informuese mbi diskriminimin dhe bulizmin homofobik e shpërndarë në të gjitha shkollat e përzgjedhura të përfshira në inisiativës;
- Faqe Facebook në ndihmë të stafeve akademike dhe nxënësve të institucioneve arsimore në mbarë vendin. Kjo faqe do të jetë e lidhur me faqen zyrtare te Ambasadës PINK, e cila do të shërbeje si platformë informuese për të rinjtë, prindërit, mësuesit dhe punonjësit sociale në lidhje me bulizmin dhe ngacmimet homofobike dhe transfobike.
Aktivitetet kryesore:
- Realizimi i një vëzhgimi cilësor mbi perceptimet e stafeve të shkollave mbi çështjet dhe komunitetin LGBT, diskriminimin dhe trajtimin e barabartë;
- Trajnime dhe seminare me mësues, psikologë dhe punonjës socialë të shkollave, rreth koncepteve LGBT, diskriminimin dhe bulizmin, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, trajtimin e barabartë, çështjet shëndetësore të lidhura me personat LGBT, etj;
- Konferencë pune në bashkëpunim me MAS dhe të gjithë aktorët qëndrorë e lokale për të prezantuar studimin si dhe gjetjet e nismës dhe punës në terren;
- Publikimi i Vëzhgimit cilësor mbi perceptimet e stafeve të shkollave rreth komunitetit LGBT, diskriminimin dhe trajtimin e barabartë si dhe çështjet që i prekin më së shumti;
- Orë të hapura me studentë të shkencave sociale në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës;
- Fuqizimi dhe mbështetja e nje grupi rinor për çështje të lidhura me komunitetin LGBT, diskriminimin dhe trajtimin e barabartë.
Për pyetje apo informacion të mëtejshëm kontaktoni:
Ambasada PINK
Tel: +3554 2265741
Email: pinkembassy@crca.al
www.pinkembassy.al