Raporti vjetor mbi situatën e LGBTI në Shqipëri: Diskriminimi, synon të dëbojë nga vendi mbi 79% të personave LGBTI!

Tiranë, 11 Maj 2022 – Raporti i ILGA-Europë mbi situatën e të drejtave të personave LGBTI sjell realitetin se në vendin tonë, diskriminimi që ofrohet në të gjitha fushat për këta persona i detyron ata të ikin nga Shqipëria.

Ky rishikim vjetor, i cili realizohet në të gjitha vendet e Europës dhe Azisë Qendrore, përcjell qasjet apo edhe problematikat që personat trans, lesbik, gay, dhe intersex, hasin në jetën e tyre të përditshme në Shqipëri.

Përgjatë vitit 2021, vendi ynë, vijonte të ishte në pozicionim të vendeve që nuk respektojnë të drejtat e personave LGBTI, që gjykojnë apo sulmojnë publikisht këta persona, që nuk ndihmojnë aspak ata dhe që nuk kanë krijuar ende politika të mirëfillta të mbrojtjes së tyre.

Raporti i cili mbështetet nga Këshilli Europës, përshkruan se Pandemia botërore përkeqësoi së tepërmi jetesën e personave LGBTI. Mbi 350 persona LGBTI janë ndihmuar gjatë periudhës së veshtirë të pandemisë Covid-19 me paketa ushqimore nga organizatat që punojnë në Shqipëri në mbrojtje të personave LGBTI.

Dhuna nda këtyre personave është shfaqur ndjeshëm në qytetet shqiptare, në të cilat cilësohen rastet e dhunës fizike që persona LGBTI kanë përjetuar në ambinetet e kafeneve në Tiranë dhe ngjarja që bëri bujë në public, në të cilën një kompani taksish kërkoi falje publike pas mohimit të shërbimit që njëri prej punonjësve të tyre kishte ushtruar ndaj personave LGBTI.

Përsa i përket azilit që personat LGBTI detyrohen të kërkojnë në vendet e tjera të Europës dhe Botës, ky raport i referohet një studimi të Aleancës, sipas të cilit rreth 79 % e tyre do të largohen nga Shqipëria si shkak i diskriminimit dhe pasigurisë që ata kanë në jetesën e tyre këtu.

Raporti sjell edhe ngajrjet e sulmeve që grupe fetare dhe disa figura publike apo edhe media kanë ushtruar ndaj grupeve LGBTI. Në këtë rishiukim vjetor bazohet edhe fakti se gjuha e urrejtjes përshkallëzohet në mënyrë të vazhdueshmë dhe të lartë vëtëm ndaj tyre, rreth 2/3 e saj i përket personave LGBTI.

Nga ana tjetër Pandemia Covid-19, përkeqësoi së tepërmi situatën familjare dhe jetesën e personave LGBTI. Ata u detyruan që përgjatë kësaj periudhe të qëndrojnë në familje të pasigurta, apo edhe të ekspozuar ndaj ngacmimeve dhe dhunës.

Përsa i përket arsimit, raporti cilëson faktin se Ministria e Arsimit nuk arriti as edhe hapin më të vogël të një progresi të mundshëm për përfshirjen e çështjeve të të drejtave LGBTI në kurrikulat arsimore. Studimet tregojnë se nxënësit LGBTI në 65% të tyre ndihen të pasigurtë në shkolla, ndërsa 93% e tyre përjetojnë dhunë dhe sharje homofobike në ambientet arsimore.

Në fushën e ndërrmarjeve të politikave ndihmuese ndaj komunitetit LGBTI, raporti cilëson përpjekjet e Ambasadës PINK lidhur me ndryshimet ligjore për përmisimin e situatës së personave LGBTI. Drafti ekzistues i Ligjit për Njohjen e Identitetit Gjinor, kërkonte rishikim profesional. Gjithashtu edhe kërkesë-llogarinë e saj ndaj të gjitha isntitucioneve ligjvënëse dhe zbatuese në Shqipëri mbi realizimin e miratimit për njohjen e identitetit gjinor, mbrojtjen e fëmijëve interseks, përmirësimin e Kodit Penal për të përforcuar kriminalizimin e mëtejshëm të krimeve të urrejtjes dhe krijimin e një programi kombëtar për përgatitjen dhe punësimin e personave transgjinor në Shqipëri.

 

Për më shumë info, kontaktoni:

 

Ambasada PINK

E-mail: pink@pinkembassy.al

 

 

Mbështetësit Dhe Partnerët