Universiteti në Filipine zgjedh një transgjinor në krye të këshillit studentor

6 Mars 2012

Manila, Filipine – Gabriel Dino është personi i parë transgjinor që zgjidhet për të kryesuar këshillin studentor në Universitetin e Filipineve Diliman. Këshilli Studentor i Universitetit votoi në mazhorancë për kandidaturën e saj, në datën 1 Mars.

Dino u paraqiti studentëve një platformë që do të luftojë çdo rast diskriminimi dhe dhunë të bazuar në stereotipe gjinore.

“Unë jam mashkull por e konsideroj veten femër” tha Dino në një intervistë pas përzgjedhjes.

Por historia e Dinos ka qenë interesante që në fillim. Përpara se të merte këtë post të rëndësishëm ajo kishte kryesuar Kishillin e Çështjeve Gjinore përmes të cilit kishte promovuar me këmbëngulje çështje të barazizë gjinore.

Këshilli, i cili promovon barazi gjinore u hap në vitin 1997 gjatë kohës që në krye të Komisionit Kombëtar të të Rinjve ndodhej Percival Cendana, personi i parë gay, që e kishte pranuar haptaz orientimin e tij seksual.

Që nga krijimi i tij në vitin 1913, USC ka qenë një institucion i përbërë në pjesën dërmuese nga meshkuj, dhe vetëm 6 femra kanë e kanë kryesuar atë.

Dino, e cila studion matematikë, mundi studentë brilantë të shkollës së saj që vinin nga fusha si ekonomia, mjekësia dhe turizmi.

Burimi i lajmit: Rappler 

Mbështetësit Dhe Partnerët