Informacion për prindërit
Dyshoni se fëmija juaj është gej, lezbike, biseksual, transgjinor?
Mos lejoni t’ju zërë paniku. Nëse mendoni apo mësoni se fëmija juaj është gej, lezbike, biseksual apo transgjinor me siguri që do t’ju lindin shumë pyetje. Ajo çka ju duhet është koha e duhur për tu mësuar me këtë situatë të re. Si fillim mos harroni që nuk jeni vetëm. Sipas shumë statistikave, një në tre apo katër familje kanë një të afërm shumë të ngushtë që është LGBT. Mos harroni se ju e doni fëmijën tuaj dhe se tani është koha për të forcuar dhe përmirësuar marrëdhënien me të. Eshtë koha që ju të filloni të kuptoni situatën dhe gradualisht ta pranoni atë.
Faji është i imi. Unë nuk e kam bërë detyrën time si prind!
Ju nuk keni bërë asnjë gabim. Ideja se prindërit kanë bërë diçka që fëmija e tyre është bërë LGBT është mit. Orientimi seksual është më i thellë sesa faktorët socialë. Askush, madje as ju nuk keni ndikuar në orientimin seksual të fëmijës suaj. Çka është më e rëndësishme nuk ka asgjë të keqe në faktin që fëmija juaj është LGBT. Disa njerëz, thjesht nuk janë heteroseksualë. Detyra juaj është ti qëndroni pranë fëmijës suaj në këtë proçes dhe ta kuptoni atë.
Si të përshtateni me situatën e re:
- Angazhohuni me fëmijën tuaj. pavarësisht nëse është gej, lezbike, biseksual apo transgjinor fëmija juaj, meriton të njëjtën përkujdesje, respekt, informacion dhe mbështetje ashtu si çdo fëmijë tjetër. Bëni pyetje të kujdesshme, dëgjojeni fëmijën tuaj, kuptojeni atë dhe qëndrojini pranë;
- “Futjuni shkollës”. Mësoni çdo të thotë orientim seksual dhe identitet gjinor. Të mësosh për këto çështje është pak a shumë si të mësosh një gjuhë të re. Ato janë terma dhe teknika që ju ndihmojnë të shpreheni ashtu si duhet me fëmijen tuaj dhe me personat e tjerë. Mos u trembni nga të mësuarit e diçkaje të re.
Përshembull, orientimi seksual pёrshkruan njё model/strukturё tё qёndrueshme tёrheqjeje – emocionale, romantike dhe seksuale ose kombinim i tyre – kundrejt seksit tё kundёrt, seksit tё njejtё, tё dyja sekseve ose asnjёrit prej sekseve dhe gjinive qё i shoqёrojnё ato. Kёto tёrheqje qёndrojnё pёrgjithёsisht nёn emёrtimet heteroseksualitet, homoseksualitet, biseksualitet dhe aseksualitet. Sipas Shoqatёs Amerikane tё Psikologjisё, orientimi seksual i referohet gjithashtu ndjenjёs sё “identitetit personal dhe shoqёror” tё personit, bazuar nё njё nga kёto tёrheqje, sjelljeve qё i shprehin ato dhe anёtarёsimit nё komunitete me persona qё i ndajnë ato.
Orientimi seksual ёshtё njё term qё pёrdoret shpesh pёr tё pёrshkruar tёrheqjen romantike, emocionale apo seksuale tё njё personi ndaj njё personi tjetёr. Dikush qё tёrhiqet nga persona tё tё njёjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund tё quhet gei ose lesbike. Individёt qё tёrhiqen nga persona tё seksit tё kundёrt kanё orientim heteroseksual. Orientimi seksual ёshtё njё proçes qё thellohet vazhdimisht me kalimin e kohёs dhe individёt qё tёrhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualё. Orientimi seksual ёshtё i ndryshёm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive tё brendshme qё tregojnё se dikush ёshtё mashkull ose femёr.
Identiteti gjinor ёshtё mёnyra se si njё njeri vet-identifikohet me njё kategori gjinore, si pёrshembull të jesh burrё ose grua, apo nё disa raste asnjё prej tyre, i cili mund tё jetё i dallueshёm nga seksi biologjik. Identiteti gjinor bazё, formohet zakonisht rreth moshёs tre-vjeçare dhe ёshtё jashtёzakonisht e vёshtirë pёr tu ndryshuar pas kёsaj moshe. Tё gjitha shoqёritё kanё njё grup tё kategorive gjinore qё mund tё shёrbejnё si bazё e formimit tё njё identiteti social nё raport me anёtarёt e tjerё tё shoqёrisё. Nё shumicёn e shoqёrive, ekziston njё ndarje bazё ndёrmjet atributeve gjinore tё caktuara pёr meshkujt dhe femrat. Megjithatё, nё tё gjitha shoqёritё njerёzore, disa individё nuk identifikohen me gjininё qё u ёshtё caktuar nga seksi i tyre biologjik.
- Njihu me komunitetin LGBT. Çfarë burimesh informacioni janë të disponueshme? A mund të kontaktoni me organizatat LGBT në vend? A ka libra dhe publikime mbi këtë temë? Zbulimi i këtyre materialeve në internet është një fillim i mirë.
- Eksploroni internetin. Informacioni që mund të gjeni në rrjet është duke u bërë gjithnjë e më i bollshëm dhe i përshtatshëm. Organizatat LGBT, shqiptare dhe të huaja kanë shumë materiale mbi edukimin, familjen, shëndetin, çështjet e identitetit etj;
- Të jesh gej ose lezbike nuk është gjithçka: Edhe pse zbulimi dhe përshtatja me identitetin seksual apo gjinor do jetë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së fëmijës suaj, mos harroni që jo e gjithë jeta e tij/saj duhet të jetë për këtë gjë. Përpiquni ta ndihmoni fëmijën tuaj që të jetë i angazhuar me shkollën, sporte, hobet e ndryshme apo gjetjen e një pune.
- Mos flisni me njerëz të tjerë për fëmijën tuaj pa dijeninë e fëmijës; Besimi i fëmijës suaj është gjëja më e rëndësishme.
- Vlerësojeni faktin që fëmija juaj ju ka folur hapur për këtë çështje; Sa më shumë besim të krijoni me fëmijën tuaj aq më shumë komunikim do të keni me të. Nëse ju mbani një qëndrim qortues, mohues apo më keq akoma e dënoni apo dhunoni fëmijën tuaj ata do të humbasin besimin tek ju, do t’ju kenë frikë dhe nuk do t’ju flasin më tej.
- Mësoni më shumë për situatën politike dhe sociale të personave LGBT. Mos harroni që kontributi juaj shoqëror apo në mjedisin ku ju keni influencë mund të kenë ndikim shumë të madh në jetën e personave LGBT. Kjo jo vetëm sepse ju mund të jeni persona publikë, mjekë, mësues etj, por sepse njerëzit, mbi të gjitha i bazojnë opinionet e tyre për personat LGBT në bazë të perceptimit shoqëror. Ndryshimi i perceptimit tuaj kah pozitives është një efekt zinxhir ashtu siç kanë qenë dikur reagimet negative.
Unë dua që fëmija im të jetë heteroseksual. Të jesh homoseksual, biseksual apo transgjinor nuk është normale:
Është normale të mendoni se kjo mund të jetë një fazë, thjesht një moment rebelimi dhe eksplorimi. Por kjo nuk është e vërtetë. Mendoni pak, shoqëria jonë është kaq anti-gej dhe homofobike. Përse një fëmijë apo adoleshent do zgjidhte të ishte gej në një mjedis kaq kundërshtues? Pastaj mendoni të kundërtën. A ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend të pyesni dikë, “je i sigurt që je heteroseksual? Mos është kjo thjesht një fazë?”.
Mos harroni se orientimi homoseksual është një fenomen natyral tek pjesa më e madhe e specieve në natyrë. Të jesh homoseksual është po aq natyrale sa të jesh heteroseksual. Ne nuk e dimë 100% arsyen përse ka homoseksualë, por ajo që dimë me siguri është se ata kanë ekzistuar gjithmonë. Për personat LGBT ajo çka ata janë është gjendja e tyre natyrore. Të jesh gej apo lezbike nuk është një sjellje, një stil veshje apo modë. Është pjesë shumë thelbësore e identitetit të një njeriu, ashtu siç mund të jetë të qenurit heteroseksual për dikë tjetër.
Të jesh homoseksual nuk është zgjedhje ashtu si edhe ju nuk keni zgjedhur që të jeni heteroseksualë. Edhe pse në shumë vende homoseksualët konsiderohen si persona devijantë dhe anormalë mos harroni se studimet më serioze dhe institucionet shkencore më të vlerësuara në botë kanë gjykime pozitive, normale dhe tejet pranuese për personat LGBT. Kjo duhet të shërbejë të kuptoni se thjesht sepse shoqëria ku ju jetoni nuk i pranon homoseksualët nuk do të thotë se edhe ju duhet ta bëni diçka të tillë. Imagjinoni për një moment sikur dikush të donte tju kthente ju nga heteroseksual në homoseksual.
Feja të cilës i përkasim ne nuk e pranon dhe e dënon homoseksualitetin:
Është e ditur se një pjesë e mirë e institucioneve fetare janë kundër orientimit homoseksual. Por ju nuk mund ta konsideroni veten tuaj si të dyzuar midis dashurisë për fëmijën tuaj dhe besimin në Zot. Mos harroni se librat e shenjtë janë shkruar në kontekste të caktuara sociale dhe kulturore dhe nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me kontekstin e sotëm. Shumë nga gjërat që thuhen në librat e shenjtë kanë efekte negative për disa njerëz. Mos harroni thelbin e besimit tuaj. Ajo ju kërkon që ju të keni dashurinë, besimin dhe mirësinë mbi çdo gjë tjetër. Përpiquni të eksploroni veten tuaj, ndjenjat dhe mendimet tuaja. Gjëja më e mirë që mund të bëni është ti transmetoni fëmijës tuaj vlerat e mira që mbart besimi juaj dhe jo ta largoni atë prej besimit.
Po fëmija im si do krijojë familje?
Ndryshe nga interpretimet e gabuara që bëhen shpesh në media dhe shoqëri personat LGBT janë të aftë të dashurohen dhe qëndrojnë në një lidhje të gjatë po aq sa personat heteroseksualë. Ajo çka e bën të vështirë jetën e tyre është mungesa e hapësirës ligjore dhe kulturore për të funksionuar si çifte. Kini parasysh se personat LGBT janë po aq të aftë të bëjnë fëmijë sa edhe personat heteroseksualë dhe fatmirësisht në kushtet e sotme sociale ka shumë mundësi dhe zgjedhje për të krijuar një familje të lumtur dhe të shëndetshme.
Kam frikë se fëmija im do jetë pre e sulmeve dhe diskriminimit në shkollë, punë dhe shoqëri:
Është e vërtetë që personat LGBT, të rritur ose jo, janë shpesh pre e diskriminimit, bulizmit dhe dhunës. Por mos harroni që shumë njerëz janë pre e diskriminimit dhe kjo mund të jetë për shumë arsye përfshi këtu orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ajo çka përbën ndryshim në këtë rast është mënyra se si ju do të silleni me këtë fenomen. Në rradhe të parë duhet të shihni me kujdes, nëse fëmija juaj është ose jo pre e ndonjë diskriminimi apo dhunimi të tillë. Nëse ju rezulton se fëmija juaj po vuan diskriminimin atëherë komunikoni me të, për të mësuar më shumë rreth situatës që po kalon dhe për të analizuar sa serioze është çështja. Më tej interesohuni për të parë se si po reagon fëmija juaj ndaj kësaj situate. Në fund mund të shihni mundësinë për tu konsultuar me organizatat LGBT, stafin e shkollës apo edhe policinë.
Ndërkohë mos harroni se sjellet për personat LGBT janë duke ndryshuar teksa njerëzit marrin më shumë informacion.
Pranimi i homoseksualitetit nga nje prind: