Rekomandim per Mediat

26 Mars 2012 - Sugjerime dhe komente pёr pasqyrimin mediatik tё çёshtjeve LGBT 

Tё nderuar miq tё medias

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, duke marё shkas nga zhvillimet mё tё fundit qё kanё tё bёjnё me organizimin e ”Festivalit tё Diversitetit” dhe komentet homofobike, me pёrmbajtje tё fortё anti-LGBT dhe anti tё drejtave tё njeriut qё pasuan nga figura publike me poste shtetёrore, dёshiron tё ndajё me ju njё dokument informues me komente dhe sugjerime qё kanё tё bёjnё me mёnyrёn e trajtimit tё çёshtjes LGBT pranё institucioneve tuaja.

Kёtё material nuk mund ta fillojmё, pa vёnё nё dukje faktin se media ka qenё dhe do tё mbetet njё nga urat me tё rёndёsishme dhe thelbёsore pёr komunikimin dhe avancimin e tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri, pёrfshi edhe ato pёr personat LGBT dhe se pothuaj tё gjitha redaksitё mediatike kanё dhёnё njё kontribut tё çmuar nё kёtё drejtim.  Ёshtё pikёrisht kjo vlerё dhe aftёsi e jashtёzakonshme e medias pёr tё ndikuar nё formimin e opinionit publik, arsyeja pёrse ne duam tё komunikojmё me ju duke pёrgatitur kёtё mini-udhёzues pёr tё ndihmuar nё pёrçimin e duhur tё lajmeve dhe temave qё lidhen me çёshtjet LGBT.

Fillimisht dёshirojmё tё sqarojmё se Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, nuk ka planifikuar organizimin e njё ”Gay Pride”, aq mё pak nё formatet perёndimore, qё tё pёrfshinin njё marshim nё bulevard. Ne jemi tё vetёdijshёm se realiteti i sotёm shqiptar ashtu si edhe vetё komuniteti nuk kanё arritur nё kёtё fazё tё rёndёsishme tё avancimit tё tё drejtave tё tyre. ”Festivali i Diversitetit” nё fakt, ёshtё konceptuar si njё takim nё njё shesh publik tё kryeqytetit, ku organizatat LGBT, organizatat e tjera tё shoqёrisё civile, institucione tё tilla si Zyra e Avokatit tё Popullit, Zyra e Komisionerit kundёr Disckriminimit, institucionet dhe organizatat ndёrkombёtare, qytetarёt e thjeshtё, pjesёtarё tё komunitetit LGBT ose jo, vijnё nё shesh pёr tё marrё informacione mbi seksualitetin, pёr tё festuar diversitetin si njё vlerё e shoqёrisё sonё dhe pёr t’u informuar mbi homofobinё si njё fenomen negativ.

Ndёrkohё, ”marshimi” ose ”parada” siç ёshtё komentuar, ёshtё ai i njё grupi tё pjesёtarёve tё shoqёrisё civile tё cilёt do tё çojnё simbolikisht flamurin shumёngjyrёsh LGBT tek zyra e Kryeministrit pёr ti kёrkuar qeverisё shqiptare tё vazhdojё me pёrpjekjet e saj pёr garantimin dhe respektimin e tё drejtave tё personave LGBT.

Pa harruar faktin se deklarata e Z. Spahiu, ka shkaktuar dёme tё cilat do tё jetё e vёshtirё tё llogariten dhe duke patur parasysh principin e pamohueshёm, i cili edhe garanton dhe siguron lirinё e medias (sjellim kёtu ndёrmend shprehjen e famshme tё Lek Dukagjinit: ”Lajmsi s’ka faj pёr lajmin qё jep”) ne duam qё tё ndajmё me ju disa terminologji, pёrkufizime dhe sugjerime si mё poshtё:

Pёrkufizime

  • Termi LGBT ёshtё shkurtim i fjalёve lesbike, gei, biseksual/e dhe transgjinor/e Tre gёrmat e para nёnkuptojnё orientimin seksual (lesbike, gei dhe biseksual) ndёrsa T nёnkupton identitet gjinor.
  • Orientimi seksual ёshtё njё term qё pёrdoret shpesh pёr tё pёrshkruar tёrheqjen romantike, emocionale apo seksuale tё njё personi ndaj njё personi tjetёr. Dikush qё tёrhiqet nga persona tё tё njёjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund tё quhet gei ose lesbike. Individёt qё tёrhiqen nga persona tё seksit tё kundёrt kanё orientim heteroseksual. Orientimi seksual ёshtё njё proçes qё thellohet vazhdimisht me kalimin e kohёs dhe individёt qё tёrhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualё. Orientimi seksual ёshtё i ndryshёm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive tё brendshme qё tregojnё se dikush ёshtё mashkull ose femёr.
  • Orientimi seksual pёrshkruan njё model/strukturё tё qёndrueshme tёrheqjeje – emocionale, romantike dhe seksuale ose kombinim i tyre – kundrejt seksit tё kundёrt, seksit tё njejtё, tё dyja sekseve ose asnjёrit prej sekseve dhe gjinive qё i shoqёrojnё ato. Sipas Shoqatёs Amerikane tё Psikologjisё, orientimi seksual i referohet gjithashtu ndjenjёs sё “identitetit personal dhe shoqёror” tё personit, bazuar nё njё nga kёto tёrheqje, sjelljeve qё i shprehin ato dhe anёtarёsimit nё komunitete me persona qё i ndajnё ato.
  • Koncepti i orientimit seksual, ka tё bёjё me shumё mё tepёr sesa thjesht sjelljen seksuale. Nё tё pёrfshihen si ndjenjat ashtu edhe identiteti. Disa individё mund ta identifikojnё veten e tyre si gei, lesbike ose biseksualё edhe pa u pёrfshirё nё ndonjё aktivitet seksual. Disa njerёz besojnё se orientimi seksual ёshtё i lindur dhe i pёrcaktuar; ndёrsa studime tё tjera tregojnё se orientimi seksual zhvillohet pёrgjatё jetёs sё njeriut. Shumё njerёz vet-identifikohen si heteroseksualё, gei, lesbike ose biseksualё nё momente tё ndryshme tё jetёs sё tyre.
  • Identiteti gjinor ёshtё mёnyra se si njё njeri vet-identifikohet me njё kategori gjinore, si pёrshembull tё jesh burrё ose grua, apo nё disa raste asnjё prej tyre, i cili mund tё jetё i dallueshёm nga seksi biologjik. Identiteti gjinor bazё, formohet zakonisht rreth moshёs tre-vjeçare dhe ёshtё jashtёzakonisht e vёshtirё pёr tu ndryshuar pas kёsaj moshe. Tё gjitha shoqёritё kanё njё grup tё kategorive gjinore qё mund tё shёrbejnё si bazё e formimit tё njё identiteti social nё raport me anёtarёt e tjerё tё shoqёrisё. Nё shumicёn e shoqёrive, ekziston njё ndarje bazё ndёrmjet atributeve gjinore tё caktuara pёr meshkujt dhe femrat. Megjithatё, nё tё gjitha shoqёritё njerёzore, disa individё nuk identifikohen me gjininё qё u ёshtё caktuar nga seksi i tyre biologjik.

Terminologji jo-korrekte

Nё punёn tonё tё pёrditshme, hasim shpesh terma tё cilёt konsiderohen tё pa-pёrshtatshёm pёr tu pёrdorur ndaj personave LGBT. Ndёr kёto terma mund tё veçojmё disa :

  • Personat LGBT si njё kategori: Ky term konsiderohet i pa-pranueshёm pёr shkak se kategori do tё thotё vendosje nё njё hierarki, e cila tek shumё njerёz krijon perceptimin se personat LGBT nuk janё tё barabartё me tё tjerёt nё tё drejta dhe pёrgjegjёsi.
  • Personat LGBT si devijantё dhe homoseksualizmi, biseksualizmi dhe transeksualizmi si devijancё: Kёto terma konsiderohen tё pa-pranueshёm sepse presupozojnё se «rruga » e vetme qё duhet tё ndjekin njerёzit ёshtё heteroseksualizmi dhe se çdo formё tjetёr seksualiteti apo identiteti gjinor ёshtё njё « devijim ».
  • Homoseksualiteti si fenomen. Fenomenet janё ndodhi tё vёzhgueshme dhe tё studiueshme tё pёrkufizuara nё kohё dhe hapёsirё ndёrsa orientimi seksual dhe identieti gjinor lidhen ngushtё me tёrheqjen fizike dhe emocionale tё njё njeriu ndaj njё njeriu tjetёr. Ta quash seksualizmin fenomen, do tё thotё ta pёrkufizosh atё sikur tё ishtё njё lagje, rrugicё apo diçka e modёs sё fundit.
  • Homoseksualёt si ATA dhe shoqёria si NE. Pёrkufizimet ata/ne pёrgjithёsisht tregojnё njё lloj distancimi nga komuniteti LGBT sikur ai tё ishte njё grupim i izoluar diku nё njё cep tё Tiranёs, duke neglizhuar kёshtu faktin se ne jemi tё gjithё persona seksualё dhe se orientimi seksual me gjithё diversitetin qё pёrmban nuk mund dhe nuk duhet tё shёrbejё si faktor ndarёs apo veçues.
  • Homoseksualizmi si zgjedhje. Tё kёsh njё orientim seksual apo identitet gjinor tё caktuar nuk ka si tё jetё zgjedhje. Kjo shpjegohet shumё thjesht: E imagjinoni veten tuaj njё mёngjes teksa zgjoheni dhe tё thoni: Unё sot jam homoseksual, apo unё sot nuk ndihem mashkull e dua tё jem femёr?

Paraqitjet sensacionale me tituj dhe pamje shokuese

Falё eksperiencёs sё fundit por edhe nё raste tё mёparshme na ka ndodhur tё shohim nё median e shkruar dhe vizuale pamje “shokuese” me tituj sensacionalё mbi homoseksualizmin dhe komunitetin LGBT. Edhe pse kjo mund tё jetё e kuptueshme nё kuadёr tё tёrheqjes sё vёmendjes apo shitjes sё lajmit, shumё persona LGBT ndiejnё se nuk portretizohen nё mёnyrёn e duhur nё media. Nё fakt, ky portretizim ёshtё pёrgjithёsisht njё nga format e krijimit tё stereotipeve pёr komunitetin LGBT.

Tё dashur miq tё medias

Ёshtё shumё e rёndёsishme qё nё punёn tuaj fisnike dhe tё pashoq tё jepni njё kontribut sa mё real dhe njerёzor nё mbrojtjen dhe forcimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT. Ky grup social, me gjithё vёshtirёsitё dhe problemet e mёdha qё has, shpesh sheh tek media njё « shpёtim » dhe largim nga problemet personale dhe familjare. Ёshtё kjo media, e cila mund tё ndihmojё shumё adoleshёntё, tё rinj e tё reja tё ndihen tё qetё dhe mirё me seksualitetin e tyre. Media mund tё luajё njё rol tё jashtёzakonshёm duke pёrçuar mesazhe pozitive, konstruktive dhe qё e pasurojnё debatin dhe sjellin zhvillim tё rёndёsishёm social nё vend. Orientimi seksual ёshtё njё gjendje njerёzore, e cila ka ekzistuar qё kur ka ekzistuar njeriu dhe ti mohosh njё pёrqindje tё caktuar tё shoqёrisё tё drejtёn pёr tё qenё vetvetja do tё thotё ta dёnosh me mos-ekzistencё.

Ndihma dhe suporti juaj janё tё padiskutueshme nё forcimin dhe avancimin e tё drejtave tё personave LGBT. Shpresojmё tё kemi ndihmёn dhe mbёshtetjen tuaj nё punёn tonё ashtu siç ju premtojmё se do tё jemi pranё jush nё pёrpjekjet e pёrmirёsimit tё standarteve tё etikёs dhe pёrcjelljes sё lajmit dhe dijet tek qytetarёt shqiptarё.

Me respekt

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri

Mbështetësit Dhe Partnerët