Shqip
English
Ambasada PINK/LGBT Pro bëhet anëtare e ILGA-Europe
- Feb 27, 2012
- Ambasada Pink
27 Shkurt 2012
Njoftim për Shtyp
Duke nisur nga dita e djeshme, 26 Shkurt 2012, Ambasada PINK/LGBT Pro u bë anëtare me të drejta të plota e ILGA (International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association) i cili është grupimi më i madh në botë që punon për promovimin e të drejtave dhe interesave të personave lesbike, gay, biseksuale dhe transgjinorë në të gjithë botën.
Për shkak të organizimit të saj në nivel kontinental, që nga momenti i pranimit, Ambasada PINK/LBGT Pro bëhet automatikisht pjesë e ILGA-Europe e cila i adrreson çështjet LGBT në nivel kontinental dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucione të rëndësishme të kontinentit të tilla si Bashkimi Europian. Gjithashtu, ILGA-Europe gëzon status konsultativ pranë Këshillit Ekonomik dhe Social pranë Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) dhe status si organizatë pjesëmarrëse pranë Këshillit të Europës.
Vetëm ne Europë, organizata ka një anëtarësi prej më shumë se 300 organizatash dhe në këtë kuptim Ambasada PINK bëhet e para organizatë shqiptare e cila i bashkohet familjes së madhe të organizatave LGBT në të gjithë kontinentin.
Një ndër aktivitetet më të rëndësishme të ILGA Europe është konferenca vjetore, e organizuar në një nga kryeqytetet e organizatave anëtare. Konferenca e fundit e organizuar në Torino, e gjeti edhe Ambasadën PINK të pranishme, duke përfituar kështu nga ekspertiza, aktivitetet dhe informacionet frutdhënëse.
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri dëshiron të shprehë kënaqësinë dhe krenarinë e saj për këtë arritje duke besuar se kjo do të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve të punës së saj të cilat do të ndikojnë edhe në arritjen e objektivave për fuqizimin e komunitetit LGBT në Shqipëri.














