SHQIPËRIA marshon në Athens Pride 2011

ATHENS PRIDE – 2011
SATURDAY JUNE 4
KLAFTHMONOS SQUARE
KISS ME EVERYWHERE
www.athenspride.eu

PINK Embassy / LGBT PRO Albania, një grup që punon për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, ka kënaqësinë të njoftojë se është organizata e parë shqiptare që dërgon një delegacion prej 25 anëtarësh e mbështetësish të lëvizjes në Pride-in e Athinës. Ambasada PINK mbështetet nga COC Hollandë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Hollandë.
Shqipëria është vendi i fundit në Europë që i bashkohet lëvizjes eropiane të LGBT-ve. Individë të komunitetit LGBT në Shqipëri jetojnë me frikën e përjashtimit e të dhunës, ndaj e kanë të veshtirë të tregojnë hapur orientimin e tyre seksual.

PINK Embassy / LGBT PRO Albania deshiron që çdo homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor të jetë krenar për atë që është. Ne përpiqemi të përmirësojmë qëndrimin dhe reagimin e Qeverisë shqiptare dhe gjithë shoqërisë ndaj personave dhe çështjeve LGBT. Synimi kryesor mbetet integrimi i LGBT-ve në të gjitha aspektet e jetës në Shqipëri. 
Lëvizja shqiptare LGBT është bërë e njohur jo vetëm në vend, por edhe në rajon që në vitin e parë të krijmit. Kjo është bërë e mundur falë miqve dhe bashkëpunëtorëve tanë në Shqipëri dhe Evropë, nga misionet diplomatike deri te organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 
Shumë shqiptarë të komunitetit LGBT jetojnë e punojnë në Greqi, por një numër fare i vogël ka arritur t’ia pranojë këtë përkatësi familjarëve apo miqve. Marshimi në Pride është edhe për ata që nuk kanë mundësi të shfaqen. Zëri ynë do t’i bashkohet Athens Pride 2011 me shpresën që së shpejti të organizojmë të parin “Tirana Pride” në kryeqytetin shqiptar. 
Athens Pride 2011 do të jetë një udhërrëfyes për të gjithë ne. Përfitojmë nga rasti t’i bëjmë thirrje shoqërisë shqiptare: Respekto të drejtat e komunitetit LGBT! Sot bashkojmë zërat tanë me Athens Pride nën sloganin: KISS ME EVERYWHERE! – PUTHMË KUDO!

Për më shumë info në lidhje me me Ambasadën PINK, kontaktoni Tel: 2265741 ose me e-mail: info@pinkembassy.al

 

Mbështetësit Dhe Partnerët