5% TË PBB-së, PËR ARSIMIN E FËMIJËVE DHE TË RINJVE TANË!
- Dec 13, 2018
- Ambasada Pink
DEKLARATË PUBLIKE
Tiranë, 12 Dhjetor 2018 – Organizatat e Shoqërisë civile me anë të kësaj deklarate publike duan të shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e studentëve për rritjen e buxhetit të arsimit në Shqipëri në masën 5 % të prodhimit të përgjithshëm bruto (PBB).
Shqipëria investon vetëm 3.3% e PBB-së për arsimin, shifër kjo larg standardit ndërkombëtar dhe atij rajonal. Kjo masë e ulët e investimeve cënon të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve për ofrimin e arsimit publik pa pagesë, cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.
Në vende me të ardhura si Shqipëria, investimi me 1 dollar me shumë në arsim do të gjeneronte të ardhur prej me tepër se 5 dollarë në të ardhurat vjetore të një vendi për person.
Prej vitesh Koalicioni për Arsimin nëShqipëri (ACE) dhe Organizatat e Shqoqërisë Civile i kanë kërkuar Qeverisë, Kuvendit dhe çdo partie politike alokimin me 5% të PBB për arsimin në vend.
5% E PBB PËR ARSIMIN GARANTON:
- Sigurimin e arsimit publik cilësor, gjithëpërfshirës dhe pa pagesë për çdo fëmijë dhe të ri kudo në Shqipëri.
- Rritje të investimeve në infrastrukturën, në laboratorë, klasa, palestra dhe biblioteka cilësore.
- Rrit cilësinë e mësimdhënies duke u përkthyer kjo në rritje të arrijeve akademike të krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian.
Ne shprehim bindjen tonë se e drejta e çdo individi për arsim publik falas, cilësor dhe të garantuar për të gjithë, është një e drejtë bazë e njeriut që duhet respektuar nga të gjithë. Në këtë kuadër ne ftojmë Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjithë institucionet, partitë politike dhe partnerët socialë, që së bashku të bëjnë të pamundurën për të respektuar dhe garantuar këtë të drejtë.
Rrjetet dhe organizatat që i bashkohen thirrjes:
RRJETET
- Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE)
- Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN)
- Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve “VEPRO PËR FËMIJËT!”
- Shtëpia e të Drejtave të Njeriut (HRH)
- Rrjeti i Grave për Demokraci
ORGANIZATAT
- Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve, Shqipëri (CRCA)
- Linja e Këshillimit të Fëmijëve ALO 116
- Laboratori i Politikave për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri
- Ambasada PINK Shqipëri
- Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve
- Shoqata Ndihmoni Jetën
- Instituti Shqiptar për studime Ligjore dhe Territoriale (ALTRI)
- Qendra Kombëtare për Studime Sociale
- La casa nel Cuore
- Down Syndrom Albania
- Partnerë për Fëmijët
- Fondacioni Arsimor Shqiptar
- World Vision Albania
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Albanian Disability Rights Foundation
- Qendra Europiane
- Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën
- Save the Children Shqipëri
- Qendra VATRA, Vlorë
- Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin
- Në Dobi të Gruas Shqiptare
- Action for Change and Transformation
- Rromano Kham
- Terre des Hommes
- ARSIS, Organizatë Shoqërore për Përkrahjen e të Rinjve