Ambasada PINK pjesë e Bordit Rinor Këshillimor pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës
- Oct 24, 2014
- Ambasada Pink
Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri si anëtare e Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, rrjet organizatash jo-qeveritare dhe forumesh politike për të rinjtë, bëhët pjesë e Bordit Rinor Këshillimor pranë Këshillit Bashkiak Tiranë.
Në datën 24 Tetor u nënshkrua edhe akti i themelimit të këtij Bordi pranë Këshillit Bashkiak, me pjesëmarrjen e plot 33 organizatave të cilat do të jenë pjesë e strukturës këshilluese. Bordi i ri do të mundësoje rritjen e përfaqësimit të të rinjve të Tiranës në nivel lokal në të gjitha fazat e vendim-marrjes dhe hartimit të politikave për të rinjtë.















