“Dezertori” GAY nga Korea e Veriut gjen dashurinë

   Historia që keni mundësi të lexoni më poshtë, është një ngjarje e vërtetë e një burri gay i cili jetonte në një vend që nuk i pranonte aspak prirjet e tij seksuale. Duket një realitet i jetuar për vite të tëra në Shqipëri, nga regjimi komunist që jo vetëm nuk e lejonte terminologjinë mbi homoseksualitetin, por madje edhe jepte dënime shumë të ashpra mbi homoseksualët. Historia është treguar nga korespondentja e BBC, në një tregim dhe intervistë me një prej “dezertorëve” të sistemit komuniste koreano verior, i cili arriti të shpëtonte vetëm jetën e tij dhe arriti të gjejë sërish dashurinë.

 

 

Nga Julie Yoonnyung Lee
Korespondent Korean i BBC

Historia e jashtëzakonshme e Jang Yeong-jin si “dezertori” i vetëm homoseksual i Koresë së Veriut u zbulua nga media ndërkombëtare vetëm pasi ai publikoi autobiografinë e tij. Pas gati një çerek shekulli pasi u arratis nga vendi, ai i tha të përditshmes mediatike BBC se planifikon të martohet me të dashurin e tij amerikan.

 

Jang Yeong-jin nuk i kishte parë gratë asnjëherë tërheqëse. Por vetëm nata e tij e parë e martesës, në moshën 27 vjeç, ishte ajo që ia vështirësoi jetën.

Jang ndihej tepër i parehatshëm. "Nuk mund të vë fajin mbi gruan time", kujton ai. Megjithëse çifti e kishte konsumuar marrëdhënien seksuale në martesën e tyre, seksi sidoqoftë ishte i rrallë. Katër vjet më vonë - gruaja e tij ende nuk provonte shtatëzaninë dhe një nga vëllezërit e Jang nisi ta pyeste. Jang pranoi se ai nuk ishte i tërhequr apo edhe eksituar kurrë nga seksi i kundërt dhe vëllai i tij e dërgoi menjëherë te një mjek.

 

"Unë shkova në kaq shumë spitale në Korenë e Veriut sepse të gjithë menduam se kisha një lloj problemi fizik".

Atij ose familjes së tij, asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend, se mund të ketë një arsye tjetër përkëtë mungesë interesi.

Nuk ekziston asnjë koncept i homoseksualitetit në Korenë e Veriut," thotë ai. Nëse dikush shihet se vrapon për të përshëndetur një mik tjetër të të njëjtit seks, supozohet se kjo ndodh vetëm për shkak se ata kanë një miqësi shumë të ngushtë. Në fakt personat e të njëjtit seks shpesh ecin duke mbajtur duart e njëri-tjetrit në rrugë, thotë ai. "Koreja e Veriut është një shoqëri totalitare - ne kemi shumë jetë komunale kështu që është normale për ne."

Jang tani mendon se përvoja e tij e cila e detyroi të keqkuptohej nuk ishte aspak unike. Pas disa kohësh, Jang u shtrua në spital për rreth një muaj testesh mjekësore dhe u njoh me konceptete nga disa nga pacientët e tjerë. "Unë kuptova se shumë prej tyre kishin një përvojë të ngjashme me mua - njerëz që nuk mund të ndjenin asgjë ndaj grave." Por artikulimi, ose eksplorimi i asaj që ata ndjenin, ka të ngjarë të ketë qenë e pamundur pa një kornizë reference.

"Në Korenë e Veriut, nëse një burrë thotë se nuk i pëlqen një grua, njerëzit [thjesht] mendojnë se ai mund të jetë paksa i sëmurë". Një burrë me të cilin Jang kishte shërbyer në ushtri e kishte vizituar atë disa herë pasi kishin mbaruar ushtrinë. Ai i kishte treguar se edhe nata e parë e martesës së tij, gjithashtu, kishte qenë një katastrofë - ai nuk mund ta bindte veten as për të mbajtur pranë dorën e gruas së tij.

"Unë mendova se ai gjithashtu ishte si unë," reflekton Jang.

Park Jeong-Won, një profesor i drejtësisë në Universitetin Kookmin të Seulit, thotë se ai nuk është në dijeni të ndonjë ligji të qartë të Koresë së Veriut kundër marrëdhënieve homoseksuale dhe lezbike. Por ai shton se ligjet e shtetit kundër marrëdhënieve jashtëmartesore dhe shkeljes së zakoneve shoqërore me siguri do të zgjedhin për të ndjekur penalisht çdo akt homoseksual. Një tjetër akademik në Seul, Kim Seok-hyang, ka intervistuar dhjetëra persona mbi këtë temë dhe thotë se asnjëri prej tyre nuk kishte dëgjuar aspak për konceptin. "Kur i pyeta për homoseksualitetin, ata nuk e kuptuan shpejt këtë term, kështu që unë u detyrova t'ia shpjegoja atë çdo personi një e nga një," thotë Kim, profesor i Studimeve të Koresë së Veriut në Universitetin e Grave Ewha. Të gjithë ata ishin të sigurt se kushdo që do të eksploronte marrëdhëniet e të njëjtit seks do të izolohej të paktën, ose ndoshta edhe do të ekzekutohej. Jang doli nga spitali me një epikrizë të pastër shëndetësore - të gjitha testet mjekësore, të vëna në lëvizje edhe nga ndërhyrja e vëllait të tij treguan se nuk kishte asgjë të gabuar fizikisht.

Por gruaja e tij mbeti jashtëzakonisht e pakënaqur.

"Mendova:" Unë duhet ta lë këtë person të lirë. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë të lumtur të dy për njëri-tjetrin "," thotë Jang.

Kështu që Jang bëri kërkesë për divorcin. Por ky proces nuk është i drejtpërdrejtë në Korenë e Veriut. Leja duhet të jepet nga gjykatat, dhe ato i japin përparësi njësisë familjare, thotë profesori i drejtësisë Park Jeong-Won. Ato autorizojnë divorcin vetëm nëse bashkimi shihet se kërcënon ideologjinë e vendit, thotë ai.

Jang filloi të kuptojë se i kishte mbetur vetëm një mundësi - të largohej përgjithmonë nga Koreja e Veriut. Kjo automatikisht do të prishte martesën dhe bashkimin e tyre dhe do ta lejonte gruan e tij të rimartohej. Por katalizatori i fundit për dezertimin e tij ishte një vizitë nga shoku më i mirë i Jang, një burrë i quajtur Seoncheol. Ata ishin rritur bashkë në vendlindjen e tyre veriore, Chongjin. Të dy kishin qenë gjithmonë afër me njëri-tjetrin, duke ndarëmadje edhe një shtrat në eksurionet e fëmijërisë. Por ndërsa ata ishin plakur, ndjenjat e Jang për Seoncheol ishin intensifikuar.

"Më pëlqente shumë Seoncheol. E shoh akoma në ëndrrat e mia".

Kohë pas kohe Seoncheol shkonte për darkë dhe në një mbrëmje të veçantë Jang, i shqetësuar se mund të vonohej shumë, e bindi Seoncheol të qëndronte atje edhe gjatë natës. Disa orë më vonë, Jang u gjend duke u zvarritur nga shtrati i tij pranë Seoncheol. Ai ishte shkatërruar tërësisht kur shoku i tij duke fjetur nuk u trazua aspak.

"Unë nuk e di se çfarë dëshiroja prej tij saktësisht - ndoshta doja që ai të më përqafonte fort", thotë Jang.

Por ky moment kristalizoi edhe mendimin e ndjenjën se jeta e tij në Korenë e Veriut kishte marrë fund.

Jang arriti në Korenë e Jugut në Prill 1997 duke u zvarritur nëpër zonën e minuar dhe të de-militarizuar (DMZ) që ndan të dy kombet, pasi rruga e tij fillestare e la atë të bllokuar në Kinë. Kalimi i DMZ është aq i rrezikshëm dhe i rrallë sa që arratisja e tij u bë lajm në Jug. Atmosfera në Seul ishte një botë larg Veriut izolues, por edhe këtu ai hutoi zyrtarët. Çdo dezertor që mbërrin nga Veriu pëson disa javë marrje në pyetje të detyrueshme nga shërbimi kombëtar i inteligjencës i Koresë së Jugut (NIS) - për të kontrolluar se nuk po spiunojnë për Veriun. Jang u mor në pyetje për më shumë se pesë muaj, pasi fillimisht bëri ndërhyrje për të shpjeguar arsyen e vërtetë pse u largua. Kur më në fund pranoi se thjesht nuk ishte tërhequr nga gruaja e tij, ai u lejua të qëndronte - por edhe një herë u dërgua te një mjek.  "Zyrtari i [NIS] më tha se duhet të ketë një arsye për të mos i pëlqyer gratë."

Edhe në Jug në atë kohë, kishte pak dije publike për orientime të ndryshme seksuale. Disa mjekë rekomanduan që ai të kërkonte ndihmë psikologjike - këshilla që ai i injoroi. Dhe më pas në pranverën e vitit 1998, 13 muaj pasi ai arriti për herë të parë në Korenë e Jugut, Jang nisi të lexonte shkrimet e një interviste që ai kishte dhënë në lidhje me largimin e tij nëpër DMZ. Kur ktheu faqen e revistës ai zbuloi një artikull rreth burrave homoseksualë, nga një skenë në një film amerikan që tregon dy burra duke u puthur në shtrat. Më në fund Jangut I feksi mendimi se edhe ai ishte homoseksual.

"Kur e pashë atë, e dija menjëherë se isha ky lloj personi. Kjo është arsyeja pse nuk mund t'i pëlqeja gratë".

Zbulimi transformoi jetën e Jang, dhe ai nisi të frekuentonte në mënyrë të rregullt edhe baret e homoseksualëve në Seul.

Por disa vjet më vonë, kjo botë e re e ekspozoi Jang-un ndaj mashtrimeve shkatërruese. Në 2004, pronari i lokalit të preferuar të Jang e prezantoi atë me një punonjës shërbimi. Ata u takuan për tre muaj dhe Jang u dashurua me të. Punonjësi i shërbimit e nxiti Jang të lëvizte nga apartamenti i tij, por meqë ai ishte i detyruar të jetonte me njerkun e tij,ata bashkë duhej fillimisht të blinin një shtëpi më të madhe për të bashkëjetuar aty të tre. Jang u largua nga apartamenti I tij me qera dhe I dha të dashurit të tij një shumë prej 81,669 dollarë nga kursimet e tij të fituara me vështirësi dhe të gjitha sendet e tij. Më pas ai nuk e pa më kurrë atë person. Detyrohej të shkonte në stacionin e policisë çdo ditë për 15 ditë derisa policia i tha se duhet të hiqte dorë. Jang thotë se nuk i ka shkuar kurrë në mendje se ai mund të mashtrohej në këtë mënyrë.

"Në Korenë e Veriut, ne jetojmë një jetë shumë të kontrolluar, kështu që nëse do të thosha se isha mashtruar nga dikush, partia do ta gjurmonte dhe do ta dënonte fort atë."

Jang u sëmur dhe u desh të shtrohej në spital për rreth një muaj, gjë që ai tani mendon se iu shkaktua nga stresi. Por kjo situatë I shkaktoi humbjen e punës në një fabrikë dhe tani ishte pa para, i pastrehë dhe i papunë, në një klimë shoqërore e cila transmetonte një mirëpritje të ashpër për Koreano veriorët. Ndërsa ndërtonte ngadalë jetën e tij, duke nisu një punë si pastrues dhe duke kursyer me përpikmëri para të mjaftueshme për të marrë me qira një shtëpi të re, ai filloi ta kalonte kohën e tij të lirë duke shkruar. Në moshë të re, ai kishte fituar një herë vendin e parë në një konkurs shkrimi, por kishte qenë një kërkesë që studentët të shkruanin vetëm për të lavdëruar regjimin e Koresë së Veriut. Tani, më në fund, Jang mund të shkruante çfarë të donte. Autobiografia e tij Një Shenjë e Nderit të Kuq u botua në 2015.

Por iu desh shumë kohë që Jang të rrezikonte të dilte në takime me burra të tjerë përsëri. Dhe më pas vitin që shkoi, në moshën 62 vjeç, Jang u takua me pronarin e restorantit Koreano-Amerikan Min-su në një faqe online takimesh. Vetëm katër muaj më vonë, ai u nis drejt kombit që dikur e njihte vetëm si "vendi i ujqërve" - ​​termi nënçmues i Pyongyang për SHBA.

Por kur Jang pa Min-su duke e pritur në sallën e mbërritjeve, zemra e tij u dobësua. Min-su ishte me pantallona të shkurtra dhe kapelë dhe Jang nuk i bëri përshtypje.

"Duke parë se si ai vishej, supozova se ai ishte një njeri i sëmurë në sjellje dhe i topitur", thotë Jang. Bllokimi i koronavirusit i dha çiftit hapësirën për t'u njohur si duhet, me pikniqe dhe pije verë. "Sa më shumë që e njoha këtë njeri, aq më shumë mund të shihja se ai kishte një karakter shumë të mirë. Edhe pse është tetë vjet më i ri se unë, ai është lloji i personit që i pëlqen të kujdeset për të tjerët më parë".

Pas rreth dy muajsh Min-su vendosi të propozojë. Jang tani është në proces të finalizimit të dokumenteve për të vërtetuar mbarimin pra divorcing e martesës së tij të parë në Korenë e Veriut, duke shpresuar se at do të martohen më vonë këtë vit. "Unë gjithmonë ndihesha e frikësuar, e trishtuar dhe i vetmuar kur jetoja vetëm. Unë jam një person shumë introvert dhe i ndjeshëm, por ai është një njeri optimist, kështu që ne jemi dhe ndjehemi shumë mirë me njëri-tjetrin," thotë ai.

Por, pavarësisht lumturisë së tij të re, Jang mbetet i përhumbur nga ndikimi që solli dezertimi i tij në familjen e tij. Disa nga të afërmit e tij u dëbuan në një fshat të largët në zonën e veriut me ngrica, një fat i njohur brutalisht për ata, anëtarët e familjes së të cilëve perceptohet se nuk ishin besnikë ndaj regjimit. Gjashtë të afërm të tij vdiqën nga uria dhe sëmundja, duke përfshirë nënën dhe katër vëllezërit e motrat e tij.

Jang thotë se e vetmja mënyrë që ai të përballojë fajin është se ai duhet të gjejë mënyrën për ti hedhur mendimet e tij në laps e letër."Sa herë që mendoj për familjen time, është shumë e dhimbshme për mua, kështu që vendosa të shkruaj. Unë besoj se kjo është gjëja e vetme që unë mund të bëj për ata.

Megjithatë ai ngushëllohet me faktin se vendimi i tij për t'u larguar nga Koreja e Veriut i dha gruas së tij mundësi të reja. Ai ka dëgjuar se ajo është martuar sërish.

"Gjithmonë kam menduar se ajo ishte shumë e talentuar, kështu që ndihem kaq i lumtur për të". Dhe ai thotë se mezi pret të zgjerojë horizontet e tij kur të mbarojë bllokimi i koronavirusit dhe dëshiron të vizitojë Uashingtonin - gjysmë ore larg me makinë - me Min-Su.

"Kam dëgjuar se ka shumë bare homoseksuale atje. Unë dëshiroj të shkoj në ato lokale me të." Ndërkohë, ai thotë se po shijon qetësinë e periferisë, të cilën ai e përshkruan si të ishte në një "përrallë".

 

Min-su ka një emër të supozuar, me kërkesën e tij

 

Marre nga BBC, linku bashkangjitur: https://www.bbc.com/news/world-asia-56323825

Mbështetësit Dhe Partnerët