NJË MANIFEST PËR TË DREJTAT LGBTI NË SHQIPËRI
- May 18, 2017
- Ambasada Pink
Tiranë, 18 Maj 2017 – Ambasada PINK, një ndër organizatat kryesore që punon për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, prezantoi sot përpara mediave dhe publikut të gjerë “Manifestin për të Drejtat LGBTI”. Takimi prezantues u organizua tek Reja, një hapsirë modern artistike, dedikuarkomunikimit me publikun në kryeqytet.
Manifesti është një dokument strategjik që është hartuar në konsultim me komunitetin LGBTI, anëtarët e grupit rinor ”Miqtë e Diversitetit” dhe përfaqësues të organizatave rinore të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri.
Ai përmban, 6 prioritete kryesore për komunitetin LGBTI në Shqipëri, të cilat do t’i adresohen partive politike në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare që mbahen në Qershor 2017, në mënyrë që Kuvendi i ardhshëm që do të dale nga këto zgjedhje të ketë në focus edhe prioritetet e komunitetit LGBTI.
Prioritetet kryesore të përfshira në Manifest janë:
SIGURIA DHE MBROJTJA NGA DHUNA
Dhuna dhe mungesa e sigurisë është e pranishme në jetën e çdo personi LGBTI, studimet dhe vëzhgimet tregojnë që komuniteti ndihet i pambrojtur dhe privohet nga të drejtat që si qytetarë të këtij vendi iu takojnë me ligj.
ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS
Të rinjtë e komunitetit LGBTI përgjatë arsimimit të tyre përballen me një serë vështirësish, si siguria në mjediset shkollore, marrëdhënia mes bashkëmoshatarëve dhe mësuesëve, vlerësimi akademik, si dhe me një shërbim jo cilësor psiko-social në shkolla.
PARANDALIMI DHE ELEMINIMI I DISKRIMINIMIT
Diskriminimi dhe paragjykimi mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballet komuniteti në familje, shkollë, shoqëri, vendin e punës etj.
SHËRBIMET DHE PËRKUJDESJA SOCIALE
Personat LGBTI hasin një mungesë të theksuar apo influence të shërbimeve sociale. Shërbimet sociale për komunitetin ndikojnë në cilësinë e jetës dhe mirëqënies së tyre.
STREHIMI
Një nga problemet më të mëdha për komunitetin LGBTI është strehimi, që prek personat që dëbohen nga familja pas proçesit te coming out dhe veçanërisht komunitetin transgjinor.
PUNËSIM
38% e të rinjve në vendin tone janë të papunë dhe ky nivel papunësie prek dhe komunitetin LGBTI, veçanërisht komunitetin transgjinor i cili është totalisht i përjashtuar nga mundësitë e punësimit. Papunësia është një problem esencial që ndikon në garantimin e mirëqënies sociale të komunitetit LGBTI. Punësimi i komunitetit forcon mirëqënien e tyre dhe të familjeve të tyre.
Tekstin e plotë të Manifestit për të Drejtat LGBTI në Shqipëri, mund ta gjeni më poshtë:















