Arritje dhe Sfida në Punën për Respektimin e të drejtave Të komunitetit LGBT në Shqipëri

Tiranë, 11 Dhjetor 2012,- Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Avokatin e Popullit, Komisioneren për Mbrojtjen kundër Diskriminimit dhe me mbështetjen e Programit MATRA të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, organizuan tryezën e rrumbullakët “Respektimi i të drejtave të personave LGBT: Arritje dhe Sfida”.

Ky takim u zhvilloua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Takimi u hap me fjalët përshëndetës nga Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parë i Ambasadës PINK, Z. Igli Totozani, Avokat i Popullit, Znj. Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri. Gjatë tavolinës së rrumbullake u prezantuan një sërë arritjesh dhe sfidash për avancimin dhe mbrojtjen e një prej fushave të të drejtave të njeriut, të drejtat LGBT.

U prezantua plani i veprimit të grupit të punës të ngritur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nga Alida Tota, Drejtore e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen, MPÇSSHB. Në këtë tryezë të rrumbullakët u preazntuan më shumë puna për këtë plan, pasi plani do të prezantohet zyrtarisht më datë 17 dhjetor në bashkëpunim me Këshillin e Europës.

Rekomandimet e Posaçme të Avokatit të Popullit nga Znj. Anila Nepravishta, si dhe u përmendën nga Avokati i Popullit gjatë fjalimit hapës. Këto rekomandime janë pasqyruar në një raport i cili i është dorzuar Parlamentit, por që ende nuk e ka marrë në konsideratë. Komisionere e Zyrës së Avokatit të Popullit prezantoi situatën e diskriminimit në Shqipëri nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nga Znj.Irma Baraku, Komisionere kundër Diskriminimit. Komisionerja përmendi shkurtimisht disa nga rastet më kryesore që ka trajtuar në lidhje me diskriminimin në bazë të Orientimit seksual dhe idenditeti gjinor. Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri prezantoi gjendjen e komunitetit LGBT në vend si edhe sfidat me të cilat përballen institucionet publike dhe organizatat LGBT për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu u prezantua dhe rezultatet e studimit mbi njohjen e ligjit kundër diskriminimit në shkolla nga Amarda Coku, Eksperte Ligjore. Diskriminimi mbi baza të orientimit seksual është një çështje që shqetëson nxënësit dhe në ciklin e ulët, prandaj duhet bërë dhe një punë e mëtejshme dhe me stafin edukues për ta adresuar këtë shqetësim në mënyrën e duhur.

Prezantimet u shoqëruan dhe me një diskutim të hapur në fund të eventit ku pjesmarrësit bënë pyetje mbi raportet e prezantuara dhe ku u dhanë një sërë sygjerimesh për punën e mëtejshme. Konkluzionet e këtij takimi do të bëhen publike nga Ambasada PINK. Me gjithë arritjet e deritanishme mbetet ende punë për tu bërë. Të drejtat LGBT, si të gjithë të drejtat e njeriut sfidohen herë pas here, por e rëndësishme është që të ketë mekanizma për të mbrojtur dhe avancuar këto të drejta.

 

Mbështetësit Dhe Partnerët