Shkrime nga Hermes News

Portali i lajmeve në rrjet www.hermesnews.org ka përgatitur së fundmi dy shkrime shumë interesante mbi çështjet e orientimit seksual. Shkrimi i parë vjen në formën e një historiku të shkurtër të orientimit, dhe vështirësitë e personave LGBT në Shqipëri për tu ndier të pranuar. “Në Shqipëri frika e përballjes me homoseksualitetin shpesh herë kalon përmasat e vetë problemit”. Është ky rrjeshti i parë i shkrimit të përgatitur nga gazetarja Doriana Metollari, nën titullin po aq intrigues: Homoseksualët: në kërkim të lirisë apo identitetit? Shkrimi pasohet nga nga një intervistë me një përfaqësues të Ambasadës PINK, i cili flet pak më shumë për misionin e organizatës në Shqipëri dhe për aktivitetet e zhvilluara prej saj. 
Për të lexuar këtë lajm klikoni linkun e mëposhtëm:

http://www.hermesnews.org/articoli/20761-pink-lgtb-interviste.asp

Shkrimi i dytë, gjithashtu i botuar në Hermes News, nën titullin Shqipëria homofobike dhe e drejta e orientimit seksual, nga sociologu Gëzim Tushi flet për nevojën e zgjerimit të botëkuptimit shqiptar mbi homoseksualizmin, jo më nën optikat kufizuese të moralit dhe fesë, por duke marë parasysh konceptet e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë liberale. Ai sheh si sfidë kryesore perceptimin e shoqërise shqiptare dhe parimet e saj të vjetëruara për tu sjellë ndryshe me të ndryshmit dhe përmend sfidën që shoqëria njerëzore i bën seksit dhe perceptimit mbi të, duke dalë nga korniza e qëllimit riprodhues të tij. 
Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm:

http://www.hermesnews.org/articoli/20762---.asp

Mbështetësit Dhe Partnerët