Pink Embassy/LGBT PRO Shqipëri ndihmon Anxhelën, pjestare e komunitetit transgjinor, të pajiset me kartë identiteti

Tiranë, 28.07.2011 - Pink Embassy/LGBT PRO Shqipëri finalizuan punën e nisur prej disa muajsh për pajisjen me kartë identiteti të një prej personave më të njohur të komunitetit transgjinor në vend, të njohur me emrin Anxhela.

Anxhela, me origjinë nga Shkodra dhe e braktisur që në fëmijëri nga nëna e saj, prej 15 vitesh jeton në rrugë pa një strehim ku mund të kalojë natën, me rrezikun e jetës në çdo moment dhe pa nje dokument për vërtetimin e identitetit të saj.

Pink Embassy/LGBT PRO Shqipëri prej 4 muajsh, në emër të Anxhelës, në bashkëpunim me TLAS (një organizatë që ofron ndihmë ligjore falas) dhe me Zyrën e Gjendjes Civile në Shkodër ndoqën të gjitha proçedurat për identifikimin, shoqërimin për aplikim dhe paisjen e saj me kartë identiteti.

Anxhela e cila preferon te quhet me këtë emër, kundër dëshirës së saj, u rregjistrua me emrin dhe gjininë e lindjes, pavarësisht se ajo do të donte të regjistrohej me identitetin gjinor i cili e shoqëron prej kohësh, pra si femër.

Mungesa e një ligji që do të mund të lejonte regjistrimin e personave me gjininë e zgjedhur prej tyre mbetet një problem, veçanërisht për komunitetin transgjinor në vend.

Mbështetësit Dhe Partnerët