Arcigay i paralajmëron Parlamentit Italian për rrezikun e refuzimit e ligjit anti-homofobi

Parlamenti Italian miratoi një mocion që thotë se projektligji anti-homo/transfobia është kundër Kushtetutës Italiane. Prandaj, Kuvendi hodhi poshtë ligjin duke bllokuar çdo diskutime të mëtejshme mbi këtë çështje. Arcigay e konsideron këtë veprim si shkeljen më të fundit kundër njerzve LGBT (lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgender) në të gjithë vendin i kryer nga një shumicë e qendrës së djathtë të përbërë nga burra e gra të një profili mediokër njerzor, politik dhe kulturor.

Italia është shtrydhur pa mëshirë nga politikanë të çmendur të cilët nuk kanë asnjë respekt për jetën dhe të drejtat e njerëzve.

Denoncohet përpara Europës dhe gjithë botës së civilizuar se ne Itali ka një emergjencë demokratike. Denoncohet se në këtë shtet nje ligj që mbron viktimat e homofobisë përcaktohet nga Parlamenti si jo-kushtetues, I njejtë Parlamenti dhe mazhorancë politike e krijuar nga parti të cilave kryetarët kanë përcaktuar sit ë pranueshme dhe të përhapshme idetë e Brejvik dhe vrasjen e Utoyas.

Ky Parlament ka tradhtuar drejtësinë dhe të drejtat civile dhe ka vendosur të mbajë anën e agresorve homo- dhe transfobik. I kërkohet pëesëri Bashkimit Europian ndihmë për tu përballur me rritjen e rrezikshme të homofobisë, ksenofobisë dhe rracizmit, pasi Parlamenti Italian ka ligjeruar përsëri duke na thënë se dhuna duhet toleruar dhe se diskriminimi është një masë bashkejtese në këtë shtet.

Ashtu siç ka deklaruar Komisioneri I të Drejtave të Njeriut në Këshillin Europian Thomas Hammarberg, edhe pse ligji nuk u aprovua Italia është e detyruar nga standartet e vëna nga Këshilli Europian në lidhje me problemin e homofobis.

Arcigay-Itali

Mbështetësit Dhe Partnerët