OKB rregullon gabimin e Nëntorit, voton pro mbrojtjes së LGBT nga ekzekutimet e paligjshme

Error message

Notice: Use of undefined constant COMMENT_NODE_OPEN - assumed 'COMMENT_NODE_OPEN' in include() (line 118 of /home/wwwpink/public_html/sites/all/themes/specialone/templates/node--portfolio.tpl.php).

Shqipëria voton pro pas presioneve të koordinuara të PINK Embassy

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi këtë herë bindshëm në favor të rifutjes së referencës për “orientimin seksual” në një rezolutë shumë të rëndësishme që ndalon ekzekutimet e paligjshme.

Më herët, referenca e orientimit seksual ishte hequr si bazë e kësaj rezolute nga përfaqësues të vendeve të ndryshme të cilët janë kundër mbrojtjes së personave të cilët vriten apo ekzekutohen për shkak të orientimit të tyre seksual. Në këto vende homoseksualizmi ende konsiderohet si krim e në disa raste dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm.

93 vende votuan pro futjes së referencës për orientimin seksual, 55 votuan kundër, 27 abstenuan ndërsa 17 vende të tjera munguan në votim dhe nuk votuan fare. Ky votim tregoi se përpjekjet për të përjashtuar komunitetin LGBT nga sistemi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në OKB do të kundërshtohet ashpër.

Në nëntor nga kjo rezolutë ishte hequr referenca për orientimin seksual në një votim ku 79 vende votuan pro heqjes, 70 kundër, 17 abstenuan e 26 vende nuk morën pjesë farë në votim. Edhe Shqipëria në atë votim mungoi. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës e rikthyen në dhjetor këtë rezolutë për rivotim duke propozuar amendimin e rezolutës në mënyrë që nga ajo të përfitojnë mbrojtje edhe personat e komunitetit LGBT. Pikërisht në këtë moment, shoqëria civile në shumicën e vendeve luajti një rol të rëndësishëm lobues pranë qeverive të tyre.

PINK Embassy kontaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe e mbështetur nga organizatat më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të njeriut arriti të siguronte premtimin nga kryediplomati ministri Edmond Haxhinasto se përfaqësuesi ynë në OKB jo vetëm që do të ishte i pranishëm në votim, por edhe do të votonte pro. Dhe kështu ndodhi!

Mbështetësit Dhe Partnerët