Shqip
English
Vullnetarit ne Uganda i pritet koka
- Jul 02, 2010
- Ambasada Pink
Një vullnetar për grupin Integrity Uganda është gjetur me kokë të prerë në një fermë gjatë kërkimeve që po bëheshin për një prift të që ka humbur prej mëse një muaji.
Jim Burroway i Box Turtle Bulletin tregon nëpërmjet blogut Anglikan Changing Attitude, se kërkuesit gjetën kokën e prerë të Pasikali Kashusbe në një gropë wc-je të një ferme të pronarit Badru Kiggundu që është dhe kryetari i komisionit të zgjedhjeve në Makindye Sabagabo, në distriktin e Wakiso. Policia ishte në kërkim të priftit Imzot Henry Kayizzi Nsubuga, që u zhduk muajin e kaluar pasi kishte dhënë një predikim gjatë meshës në mbështetje te personave gej.
“Judith Nabakooba, zëdhënësja e policisë, identifikoi kokën e gjetur si ajo e Pasikali Kashusbe, një punonjës në fermën e Kiggundus dhe një pjestar i grupit Integrity Uganda,” raporton blogu Changing Attitude. “Pasikali dhe partneri i tij Abbey, janë të rinj që punojnë me Integrity Uganda dhe kishin si detyrë mobilizimin e të rinjve LGBT për aktivitete të cilat rrisnin kapacitetin e komunitetit për tu përballur me homofobinë, sidomos përsa i përket ndryshimit të opnionit publik dhe ndihmës, nëpërmjet shfaqjeve dhe aktiviteteve sportive.”
Sipas Changing Attitude, Pasikali u zhduk gati katër javë më parë kur Uganda po festonte Ditën e Martirëve. Nje pjesë trupi i prerë u gjet një javë më parë reth një gjysëm kilometri nga ferma dhe besohet që i përket Pasikalit. Pjesa e trupit ishte e një mashkulli dhe i mungonin organet gjenitale.
Sipas Box Turtle Bulletin, detajet mbi të dyshuarit dhe arrestimet mbeten të paqarta.
Ky është linku i videos: http://www.youtube.com/watch?v=JBjlbN3gtnQ














