Shqip
English
Urrejtja ndaj homoseksualëve si një normë kulturore dhe fetare - rani propagandon ndjenjat anti-homoseksuale si një fenomen perëndimor
- Feb 01, 2011
- Ambasada Pink
1 Shkurt 2012
Në linjë të njëjjtë me kriminalizimin shtetëror të marrëdhënieve homoseksuale në Iran, gjatë ditëve të fundit zyrtarë të këtij vendi kanë mbrojtur homofobinë e sanksionuar me ligj në Iran duke e imponuar atë si një normë kulturore dhe fetare.
Ditën e Shtunë, 29 Janar, mediat iraniane kanë perifrazuar Shefin e Policisë së Shtetit të Iranit, Brigadierin Ismail Ahmadi Mogadam, i cili e përshkroi homoseksualitetin si “anti-kulturë”. Duke folur gjatë Festivalit Kombëtar të Qytetarëve Shembullorë, Shefi i Policisë tha: “Ne të gjithë kemi detyrimin të mbrojmë normat sociale. Nëse këto norma neglizhohen, ato bëhen më pak të efektshme dhe në vend të tyre normat anti-kulturore fillojnë të rriten në popullaritet. Nëse këto norma nuk mbrohen, është e mundur që normat anti-kulturore të bëhen të pranueshme shoqërisht.” Z. Ahmadi përdori homoseksualitetin për të ilustruar ‘teorinë’ e tij: “Pak vite më parë, kur Presidenti Ahmadinejad i tha studentëve të Universitetit të Kolumbias se Irani nuk ka homoseksualë, të pranishmit qeshën me të. Ata qeshën, sepse në shoqërinë e tyre ky është një ves social, i cili konsiderohej tabu ndërkohë që tani është aq i përhapur saqë njerëzit e konsiderojnë si një normë të pranueshme shoqërisht.”
Ky koment erdhi një ditë pas fjalimit të një diplomati të lartë Iranian i cili duke folur para një audience në Teheran tha se Pranvera Arabe po sjell një rrizgjim të Islamit, i cili ndër të tjera do të promovojë ndjenja anti-homoseksuale. Z. Hasan, Zv. Ministër i Jashtëm i Iranit për Çështjet Konsullore foli para një grupi studentësh në Teheran mbi ndryshimet themelore që ekzistojnë midis Islamit dhe Demokracive Liberale të Perëndimit, duke përmendur pesë fusha. SIpas Z. Hasan “modeli islamik është i orientuar drejt familjes, ndërsa demokracitë perëndimore janë individualiste dhe anti-familje duke qenë se teoritë e tyre ekonomike dhe individualizmi promovojnë konsumerizmin. Kjo është arsyeja përse modeli islamik përdor vlerat familjarë dhe dëshirat për seksin e kundërt ndërsa perëndimi promovon homoseksualitetin.”
nga Hossein Alizadeh
Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e personave Gay dhe Lezbike
Koordinator për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut














