UNESCO kryeson iniciativën e re kundër bulizmit ndaj personave LGBT

6 Dhjetor 2011
Rio de Janeiro

UNESCO ka lançuar konsultimin e parë të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e problemit të bulizmit kundër studentëve LGBT (lezbike, gay, biseksuale dhe transgjinorë) në shkolla dhe universitete. Studimet e fundit, ashtu si ai i Këshillit të Europës për Diskriminimint mbi baza të Orientimit Seksual dhe Identitetit Gjinor në Europë, kanë identifikuar tendencat e forta homofobike dhe transfobike kudo në botë duke i bërë personat LGBT të dobët përballë shifrave alarmuese të krimeve të urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës për shkak të orientimit seksual.

Ky konsultim, i cili u zhvillua gjatë dative 609 Dhjetor në Rio de Janeiro, Brazil do të eksplorojë mbështetjen më të mirë që mund t’u jepet studentëve dhe mësuesve LGBT, si të parandalohet bulizmi homofobik dhe transfobik në shkolla si dhe të sigurojë një mjedis arsimor të sigurtë për personat LGBT.

Iniciativa po bën një vlerësim të programeve dhe politikave më të mira që ekzistojnë mbi edukimin LGBT me qëllim ndarjen e tyre me ministrat e arsimit në nivel botëror.

Në Shtetet e Bashkuara më shumë se 90% e studentëve LGBT tregojnë se kanë qenë viktima të abuzimeve homofobike: në Zelandën e Re 98% e personave LGBT kanë vuajtuar abuzim fizik ose verbal në shkolla. Kjo dhunë homofobike shkel të drejtën e të rinjve për tu arsimuar në një mjedis sa më të sigurt.

Si rezultat i stigmatizimit dhe diskriminimit në shkolla, të rinjtë vuajnë përndjekjen homofobike dhe kanë më shumë shanse për të braktisur shkollën. Ata janë po ashtu më të predispozuar për tu vet-dëmtuar fizikisht, të vrasin veten apo të angazhon në sjellje dhe aktivitete me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e tyre.

Specialistë nga mbi 25 vende po marrin pjesë në këtë konsultim: Australia, Belgjika, Lituania, Kamerun, Kina, Kolumbia, Danimarka, El Salvador, Maqedonia, Anglia, Uellsi, Skocia, Irlanda, Izraeli, Xhamajka, Meksika, Nambia, Hollanda, Peruja, Samoa, Afrika e Jugut, Suedia, Turqia, SHBA dhe Brazili.

Klikoni këtu për të shkuar tek burimi i lajmit: BURIMI

Mbështetësit Dhe Partnerët