122 Organizata të shoqërisë civile kërkojnë rol më të madh në proceset e politikëbërjes

   

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri

Në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe në vijim të zhvillimeve të fundit në nivel të Bashkimit Evropian lidhur me shoqërinë civile, po ndajmë me ju deklaratën e përbashkët të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.

Deklaratë e Takimit Kombëtar
“Zhvillimet e reja në BE për shoqërinë civile dhe ndikimi i tyre në integrimin evropian të Shqipërisë”
Tiranë, 18 mars 2026

Ne, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, të mbledhur në Tiranë më 18 mars 2026, në vijim të diskutimeve mbi zhvillimet e fundit në nivel të Bashkimit Evropian në lidhje me shoqërinë civile – përfshirë prezantimin e Strategjisë së BE për Shoqërinë Civile dhe iniciativat për forcimin e demokracisë, si European Democracy Shield – vlerësojmë rëndësinë e tyre për forcimin e demokracisë dhe rolin e shoqërisë civile.

Këto zhvillime theksojnë se sigurimi i financimit të mjaftueshëm, të qëndrueshëm dhe transparent është thelbësor që shoqëria civile të operojë në mënyrë të pavarur, të angazhohet në mënyrë efektive në proceset e hartimit të politikave dhe të përmbushë rolin e saj si aktor kyç në demokraci. Në këtë kuadër, Bashkimi Evropian ka rritur angazhimin e tij për mbështetjen e shoqërisë civile, përmes dyfishimit të fondeve në kuadër të Kornizës së re Shumëvjeçare Financiare (MFF).

Zhvillimet gjithashtu vendosin standarde të qarta për pjesëmarrjen kuptimplotë të shoqërisë civile, dialogun e strukturuar me institucionet publike dhe përfshirjen efektive në proceset vendimmarrëse përgjatë ciklit të politikëbërjes.

Për Shqipërinë, si vend kandidat në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, këto zhvillime përbëjnë një drejtim të rëndësishëm për përafrimin e politikave dhe praktikave me standardet evropiane, si dhe një mundësi për forcimin e rolit të shoqërisë civile në reformat e lidhura me procesin e integrimit. Megjithatë, përkthimi i këtyre standardeve në praktika institucionale të qëndrueshme mbetet ende i kufizuar.

Pjesëmarrja e shoqërisë civile në hartimin e politikave dhe legjislacionit shpesh mbetet formale; dialogu me institucionet është i kufizuar dhe jo i vazhdueshëm; ndërsa mjedisi mundësues dhe mbështetja për sektorin mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar mungesë të një qasjeje të qëndrueshme dhe të mirëpërcaktuar institucionale për zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe progres të kufizuar në zbatimin e angazhimeve ekzistuese.

Në këtë kuadër, theksojmë nevojën që angazhimet dhe standardet e përcaktuara në Strategjinë e BE për Shoqërinë Civile dhe në iniciativën EU Democracy Shield të përkthehen në masa konkrete dhe të zbatueshme në politikat dhe praktikat në Shqipëri.

Në këtë frymë, i bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që:
Të garantojnë përfshirje të hershme dhe kuptimplotë të shoqërisë civile në të gjitha fazat e hartimit të politikave dhe legjislacionit, në përputhje me standardet evropiane për pjesëmarrje demokratike.
Të forcojnë dialogun e strukturuar dhe transparencën, veçanërisht në procesin e integrimit evropian, duke siguruar akses të rregullt në informacion dhe mundësi reale ndikimi për shoqërinë civile, në përputhje me një qasje partneriteti.
Të sigurojnë procese vendimmarrëse të hapura dhe gjithëpërfshirëse, duke shmangur praktikat që kufizojnë pjesëmarrjen dhe cilësinë e reformave, përfshirë përdorimin e procedurave të përshpejtuara kur ato cenojnë konsultimin dhe përfshirjen e aktorëve të interesuar.
Të hartojnë dhe zbatojnë një kuadër të qartë dhe të përditësuar strategjik për zhvillimin e shoqërisë civile, përfshirë hartimin dhe miratimin e një Udhërrëfyesi të ri kombëtar, duke marrë në konsideratë mungesën e një kuadri të tillë në vitet e fundit, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen, dialogun e strukturuar dhe mjedisin mundësues, dhe duke garantuar qartësi, koordinim institucional dhe zbatim të qëndrueshëm të angazhimeve.
Të sigurojnë monitorimin, raportimin dhe zbatimin efektiv të angazhimeve dhe politikave që lidhen me shoqërinë civile, duke vendosur mekanizma të qartë llogaridhënieje dhe duke garantuar vazhdimësi institucionale në zbatimin e tyre.
Të përmirësojnë mjedisin mundësues dhe mbështetjen për shoqërinë civile, duke garantuar kushte të përshtatshme për funksionimin dhe zhvillimin e sektorit, përfshirë rritjen e financimit publik të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm, si dhe krijimin e mekanizmave të dedikuar dhe të parashikueshëm të financimit që mundësojnë pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset e konsultimit dhe në zbatimin e reformave, përfshirë edhe në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave 2024–2027 në zbatim të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rolin e saj si aktor kyç në demokraci dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Të njohin dhe forcojnë shoqërinë civile si aktor kyç në demokraci dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, duke promovuar një qasje partneriteti me institucionet dhe duke rritur rolin e saj në transparencë, llogaridhënie dhe qëndrueshmërinë e institucioneve demokratike.

Ne mbetemi të angazhuar për të kontribuar në mënyrë aktive në këto procese dhe për të bashkëpunuar me institucionet për të siguruar që shoqëria civile të ketë një rol real dhe me ndikim në zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

 

Organizatat nënshkruese (në rend alfabetik):

ACLI-IPSIA në Shqipëri
Act for Society Center
Albania Community Assist - ACA
Albanian Woman in Audiovisual
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT
Ambasada PINK Shqipëri
Artizanët e Vaut të Dejës
Autizmi Flet
AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal
AWEN- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas
Blero Taxi
CELIM Shqipëri
Consulting and Development Partners
CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
COSV Albania
CRCA-ECPAT Shqipëri
Eco Albania
Edu Media
Empower Nexus
Engim Albania
Faktoje. AL
Flag Pine
Fondacioni ARZH, Agjencia Rajonale e Zhvillimit
Fondacioni Diakonia Albania
Fondacioni Down Syndrome Albania
Fondacioni Joscelyn
Fondacioni Lidia
Fondacioni Misioni Emanuel për Zhvillim dhe Integrim
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF)
Fondacioni Shqiptaro - Amerikan Trashëgimia e Prek Calit
Forumi i Mendimit të Lirë
Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore Shkodër
Gruaja Komuniteti Mjedisi
Grupi i Aktivistëve Rurale të Dibrës GARD
Gruaja tek Gruaja
Help Hilfe zur Selbsthilfe e.v
Impact Incubator Albania
Instituti Kulturës Rome në Shqipëri
Instituti i Kërkimeve Urbane
Instituti i Politikave të Qendrueshme
Instituti për Kontratën Shoqërore (SCI)
Instituti për Zhvillim Strategjik
Intelektualët e Rinj Shpresë
Jeta Plus
Klubi Ekologjik Elbasan
Koalicioni për Arsimin në Shqipëri
Kongresi Rinor Kombëtar
Korpusi Shqiptarë i Vullnetarëve
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA)
Mbro Traditën, Krijo të Ardhmen
Me komunitetin për Ndryshim
Milieukontakt Shqipëri
Në Dobi të Gruas Shqiptare
New Bridges
Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
Observatori për Të Drejtat e Fëmijeve dhe të Rinjve
Open Mind Spectrum Albania OMSA
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Përtej Barrierave
Qendra "Durrësi Aktiv"
Qendra "Strehēza Edlira Haxhiymeri"
Qendra ALTRI
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC)
Qendra Amfora
Qendra Aulona
Qendra Jonathan
Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania)
Qendra e Gruas Hapa të Lehtë
Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane, CELS
Qendra LUMI
Qendra Mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)
Qendra Network Albania
Qendra për Advokim Social
Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin
Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Vlorë
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes CSDG
Qendra për të Drejtat në Punë CLR
Qendra për Zhvillim Komunitare "Sot për të Ardhmen"
Qendra Plan&Go
Qendra Platforma Kombëtare për Gratë
Qendra Psiko Sociale Vatra
Qendra Rinore e Vlorës
Qendra Rinore Trokitje
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
Qendra Shqiptare per Impakt Social
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes
Qendra Tirana Art
Qendra UJA
Qendra UNPLGD
Roma Active Albania
Rreze Shprese
Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri (BIRN Albania)
Rrjeti Erasmus Tirana
Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive (INAC)
Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural
Save the Children in Albania
Special Needs Albania
Sërish Horizont
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë TLAS
Shoqata "Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje" Fushë-Arrëz
Shoqata “Tjetër Vizion”
Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare SHGPAZ
Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqënies
Shoqata Internacionale për Solidaritetin SHIS
Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ)
Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare
Shoqata Kulturore Mediatike Antigonea
Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim (MKEZH)
Shoqata Ndihmoni Jetën
Shoqata për Kulture Demokratike (SHKD)
Shoqata Zharrëza
Terre Des Hommes Albania
The Door Center
Trajnerë në Edukim
Udhëtim i Lirë - Liberi di Viaggiare
Vlerat Baritore Pasuri Kombëtare
World Vision Albania
YAPS Youth Albania Professional Services
Youth Rights and Citizenship Initiativ

Mbështetësit Dhe Partnerët