PINK ZHVILLON LEKSION TË HAPUR PRANË UNIVERSITETIT TË KORÇËS
- Mar 11, 2016
- Ambasada Pink
Në datën 11 Mars 2016 Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri zhvilloi leksion ndërgjegësues pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane të Universitetit të Korçës.
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Fakultetin dhe u ndoq nga studentë të degës Filozofi Sociologji.
Në trajnim studentët mundën të njihen gjerësisht me konceptet LGBTI, orientimin seksual, identitetin gjinor, heteronormativitetin, heteroseksizmin dhe pasojat e tij të tilla si diskriminimin, homofobinë, transfobinë etj.
Gjatë orës së hapur u diskutua mbi të rinjtë LGBTI dhe problemet e shumta me të cilat përballen ato në jetën e tyre të përditshne. Këtu përfshihen dëbimi nga mjedisi familjar, përjashtimi nga rrethi shoqëror, heqja e shanseve dhe mundësive të ndryshme profesionale dhe sociale të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e të rinjve, bulizmi dhe ngacmimet e papërshtatshme në shkolla, përndjekja dhe abuzimi psikologjik në mediat sociale, mesazhet e urrejtjes, sulmet fizike dhe verbale nga të panjohur, abuzimi me drogërat dhe probleme psiko-emocionale etj.
Ambasada PINK falenderon përzemërsisht Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane të Universitetit të Korçës për mundësimin e këtij aktiviteti.
Ky akvititet zhvillohet në kuadër të iniciativës “Përmirësimi i jetës së personave LGBTI në nivel lokal” dhe mbështetet nga Bashkimi Europian.
Për më shume informacion kontaktoni në: pinkembassy@crca.al; Tel: 04 2265741


















