SHQIPËRIA mbështet vendimin për Rezulatën e Parë të Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Njeriut bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor

Gjenevë, 17 Qeshor 2011 - Në një arritje novatore për respektimin e parimeve të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (UDHR), Këshilli mbi të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara ka hartuar një rezolutë mbi shkeljet e të drejtave në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor(L.9/Rev.1).

Rezoluta, e prezantuar nga Afrika e Jugut, Brazili dhe 39 vendeve mbështetëse nga të gjitha rajonet e Botës, u aprovua me 23 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenim (votimet sipas shteteve i gjeni në fund të këtij materiali). Në prezantimin që iu bë Këshillit, Afrika e Jugut vuri në dukje se “të gjithë njerëzit gëzojnë të drejta dhe liri të barabarta pa asnjë lloj dallimi”, ndërsa Brazili i bëri thirrje Këshillit: “të hapen dyert e mbyllura prej shumë kohësh të dialogut”. 

Kjo Rezolutë është e para në OKB që fokusohet në shkelje të të drejtave të njeriut bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Kjo afirmon universalitetin e të drejtave të njeriut dhe vë në dukje shqetësimin për akte dhune dhe diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe indentitetin gjinor. Ky përkushtim i Këshillit të të Drejtave të Njeriut dërgon një sinjal të rëndësishëm në mbështetje të mbrojtësve të të drejtave të njeriut për këto çështje dhe njeh legjitimitetin e punës së tyre.

Rezulata i kërkon Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të përgatisë një studim për dhunën dhe diskriminim me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor dhe kërkon që të mbahet një panel diskutimi në Këshillin për të Drejtat e Njeriut për të diskutuar zbulimet e studimit në një mënyrë konstruktive dhe transparente. 

Rezoluta është krijuar duke patur parasysh situatën ligjore rajonale dhe kombëtare. Deklarata Politike e Kombeve të Bashkuara mbi HIV/AIDS njohu nevojën për të adresuar të Drejtat e meshkujve që kryejnë marrdhënie seksuale me meshkuj dhe Organizata e Shteteve Amerikane vuri në zbatim me konsensus një rezulatë ndëshkuese ndaj dhunës dhe diskriminimit me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Në fillimet e seancës së 17 të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Reporterja Speciale e Kombeve të Bashkuara prezantoi raportin e saj mbi dhunën kundrejt grave, arsyet dhe pasojat e saj. Raporti gjithashtu detajoi një sërë shkeljesh kundrejt lesbikeve, biseksualeve, dhe femrave trans, që përfshinte raste përdhunimi, sulmesh dhe vrasjeje. Është për të ardhur keq, tha Reporterja Speciale që një referencë për “gratë që perballen me dhunën kundrejt seksualitetit” është hequr nga version final i një tjetër rezolute të fokusuar mbi eliminimin e dhunës kundër grave. 

Shtete që mbështesin rezolutën: Argjentina, Belgjika, Brazili, Kili, Kuba, Ekuadori, Franca, Guatemala, Hungaria, Japonia, Mauritiusi, Meksika, Norvegjia, Polonia, Republika e Koreas, Slovakia, Spanja, Svicra, Ukraina, Tailanda, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguai
Nismëtarë të rezulatës: Shqipëria, Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Bolivia, Brazili, Kanada, Kili, Kolumbia, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Denmarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hondurasi, Islanda, Irlanda, Israeli, Italia, Luksemburg, Hollanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Slovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Timor-Leste, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe të Irlandës Veriore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Uruguai.

Shetet kundër rezolutës: Angora, Bahrain, Bangladeshi, Kameruni, Djibouti, Gabon, Ghana, Jordania, Malaizia, Maldivet, Mauritania, Nigeria, Pakistani, Katari, Moldavia, Federata Ruse, Arabia Saudite, Senegali, Uganda.

Abstenim: Burkina Faso, Kina, Zambia

 

Mbështetësit Dhe Partnerët