Dy meshkuj arrestohen për shkak të homoseksualitetit në Qipron e Veriut

1 Shkurt 2012

Dy meshkuj u paraqitën në një gjykatë të pjesës veriore të Qipros, nën akuzën e pjesëmarrjes “në akte të pa-natyrshme”. Pjesa e veriut të Qipros është territori i vetëm europian, ku homoseksualiteti vazhdon të jetë një krim.

Ky arrestim vjen, pas një tjetër arrestimi të bujshëm gjatë Tetorit të vitit të kaluar të ish ministrit Michael Sarris dhe dy burrave të tjerë, për të njëjtat arsye. Një nga liderat e vendit (i cili njihet si shtet vetëm nga Turqia) kishte premtuar se Kodi Penal do të ndryshonte.

Nenet 171 dhe 173 të kodit actual parashikojnë pesë vite burgim për akte homoseksuale, dhe tre vite burgim për “tentativa për të kryer të tilla krime”.

Gjithsesi, burime nga ky territor tregojnë se dy burra të tjera ishin dërguar përpara gjykatës në Janar të këtij viti, të akuzuar për “aktë të pa-natyrshme”. Burrat nuk kishin avokat mbrojtës.

Pavarësisht presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar, nga institucione si Parlamenti Europian apo grupe të mëdha të të drejtave LGBT dhe premtimeve të vazhdueshme autoritetetet e këtij territory vazhdojnë të lejnë në fuqi nenet 171 dhe 173 të kodit penal.

Burimi i lajmit: Grupi i të Drejtave LGBT në Parlamentin Europian

Mbështetësit Dhe Partnerët