Ekskursion me vajzat dhe djemtë e komunitetit në Dajt

27 Shkurt 2012

Njoftim për Shtyp 

Ditën e shtunë, ndërkohë që një pjesë e stafit të Ambasadës PINK ishin duke dhënë leksion pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, një grup vajzash dhe djemsh të komunitetit, me organizimin e PINK u nisën për një ekskursion në malin e Dajtit.

Ditës së mrekullueshme me diell, djemtë dhe vajzat e grupit i shtuan edhe deborën e malit të Dajtit. Pas shëtitjes dhe lojrave me dëborë, pjesëmarrësit nisën një diskutim shumë interesant pranë njërit prej lokaleve të zonës ku folën për aktivizmin dhe luftën për të drejtat e komunitetit LGBT.

Ajo që komuniteti thekson dhe kërkon është rritja e udhëtimeve dhe shëtitjeve në zona dhe provinca të ndryshme të Shqipërisë ashtu si edhe organizimi i aktiviteteve jashtë Shqipërisë, duke vënë theksin tek paradat e ndryshme. Nërsa duke folur për çështjet e aktivizmit LGBT grupi tregoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe se arritja e të drejtave do të jetë një proces i gjatë.

PINK e falenderon të gjithë grupin për pjesëmarrje në ekskursion dhe uron sa më shpejt për një tjetër udhëtim ose ekskursion të bukur. 

 

 

Mbështetësit Dhe Partnerët