FIFA duhet të kundërshtojë gjuetinë e shtrigave anti-lesbike

Grupi ndërkombëtar i presionit për të drejtat gei – www.AllOut.org – i ka bërë thirrje publike FIFA-s që të kundërshtojë homofobinë në futboll, duke filluar me një hetim ndaj trajneres të skuadrës nigeriane të femrave, për politikën e saj homofobike si trajnere, siç është dokumentuar nga The New York Times:http://tiny.cc/wehgp

Shpreh mbështetjen e tij për fushatën e AllOut.org, militant i të drejtave të njeriut Peter Tatchell dhe thotë: 
“Raporti i vjeçëm për spastrimin e lojtareve lesbike nga skuadra e futbollit të femrave Nigerian nga zyrtari i federatës futbollistike nigeriane James Peters është mizorisht diskriminues. Trajnerja e tanishme e skuadrës është mburrur se ajo do të përpiqet të heqi gjithë influencën lesbike nga skuadra. Këto veprime shkojnë kundër shpirtit sportive pasi sportet duhet të jenë të hapura për këdo dhe se lojtarët duhet të gjykohen vetëm në baze të aftës së trye. 

“Heshtja dhe mosveprimi I FIFA-s është një bashkpunim me paragjykimin dhe diskriminimin homofobik. Ka dështuar të veprojë kundër politikës anti-lesbike të autoriteteve të futbollit Nigerian.

“Sepp Blatter dhe FIFA duhet të këmbëngulin që zyrtarët e futbollit nigerian të ndalojnë gjuetinë e shtrigave të lojtareve lesbike. Të lejosh këtë diskriminim është e papranueshme. Loja e bukur nuk është me e bukur kur lejon paragjykimin,” tha Z. Tatchell.

Mbështetësit Dhe Partnerët