FTESË - “ Të mbrojmë më mirë të drejtat njerëzore kundër diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor!”

28 Korrik 2011; 10.00 – 12.30
Hotel Tirana International; Salla Abret

I/E Nderuar Zonjë, Zotëri

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me Ambasadën PINK dhe LGBT Pro Shqipëri, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në Tryezën e diskutimit që do të organizohet në Hotel Tirana International, Salla Abret, më 28 Korrik, ora 10.00 – 12.00.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi me shoqërinë civile në lidhje me situatën e komunitetit të personave me orientim të ndryshëm seksual në vend, si dhe masat e nevojshme që duhet të ndërmerren për përmirësimin e situatës dhe gjendjes së këtij komuniteti.

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka ngritur Grupin e Punës për Hartimin e Planit te Masave kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Ky takim do ti shërbejë Grupit të Punës për diskutimin dhe shkëmbimin e ideve me përfaqësues të shoqërisë civile e grupeve të interesit, si dhe vetë komunitetin LGBT në vend, në lidhje me me masat për përmirësimin e statusit të komunitetit, gjë që do të reflektohet në Planin që do të hartohet në vijim nga Ministria.

Ne do ta vlerësonim shumë pjesmarrjen dhe kontributin tuaj në këtë takim. 
Luteni të konfirmoni pjesmarrjen tuaj në adresën: dpshb.albania@gmail.com

Bashkangjitur do të gjeni edhe Programin e aktivitetit.

Ju mirëpresim!

Mbështetësit Dhe Partnerët