Shqip
English
Gjykata e Lartë e Apelit të Turqisë dënon shkrimin homofobik
- Jan 16, 2011
- Ambasada Pink
16 Janar 2012
Gjykata e Lartë e Apelit të Turqisë ka urdhëruar të përditshmen Yeni Akit të paguajë kompensim për fyrjet ndaj personave LGBT në një artikull të publikuar në vitin 2008, sipas një raporti të publikuar nga Hurriyet.
Yeni Akit botoi një artikull me titullin “Uskul preferon perversët”, duke iu referuar Z. Zafer Usul, asokohe Kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin e Turqisë për pjesëmarrjen e tij në një takim ndërkombëtar kundër homofobisë të organizuar nga organizata KAOS GL, një nga organizatat më të njohura LGBT në vend.
Artikulli i shkruar nga opinionisti Serdar Arseven e përshkruante Uskul si një anëtar të “AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) i cili i ofronte siguri transgjinorëve.” Kjo i referohej fjalimit të Z. Uskul gjatë takimit i cili garantonte se qeveria turke nuk do i përndiqte personat LGBT për shkak të orientimit të tyre seksual. Më tej Arseven shkruante: “Uskul shkoi në një takim të organizuar nga perversë seksualë. Një takim geish.”
KAOS GL bëri një padi kundër gazetës Yeni Akit dhe Z. Arseven, duke kërkuar kompensim për titullin dhe shkrimin pauses. Padia gjithsesi u refuzuar nga dy gjykata të Ankarasë me pretendimin e shkrimi i gazetës “i përmbahej kufijve të kritikës”.
Por, Gjykata e Lartë e Apelit i hodhi poshtë këto dy pretendime të gjykatave duke theksuar se: “Liria e shtypit nuk përfshin lirinë për të ofenduar liritë personale të individëve.”
Gjykata deklaroi se e përditshmja Yeni Akit ofendoi personat me orientim seksual të ndryshëm në një formë që nuk mund të quhej kritikë dhe e urdhëroi gazetën të paguajë 4.000 Lira turke, ($ 2.123) ndërsa Z. Arseven është dënuar me gjobën 2.000 Lira ($ 1.061).
KAOS GL deklaroi se vendimi i Gjykatës ishte një arritje e madhe. Sipas kësaj organizate “Gazeta në fjalë ka publikuar më shumë se një herë lajme që mund të konsiderohen fjalime urrejtje. Të gjitha rastet e çuara në gjykatë nuk kanë sjell asnjë rezultat deri tani. Në fakt, në të dyja rastet gjykata ka refuzuar kërkesën për dëmshpërblim, duke e cilësuar “brenda kufijve të kriticizmit. Vendimi i Gjykatës së Lartë se të tilla fjalime urretje nuk mund të merren në konsideratë në bazë të lirisë së shtypit dhe të shprehjes, përbën një rast kryesor.”
Nga: Dan Litttauer, 9.01.2012














