Kreu i Kishës në Belgjikë shokon botën: AIDS, drejtësia e natyrës

Kreu i Kishës Katolike në Belgjikë, Kryepeshkopi Andre-Joseph Leonard shokoi opinionin e mbarë botës, kur u shpreh se “HIV/AIDS-i është një drejtësi e natyrshme për sjelljen e homoseksualëve”.

Por jo vetëm kaq! Leonard bën thirrje gjithashtu që priftërinjtë e akuzuar për pedofili të mos dënohen më!

Këto mendime skandaloze ai i ka shkruar në librin që ka publikuar së fundmi ku thekson bindjen e vet se natyra hakmerret kundrejt kujtdo që përbuz dashurinë njerëzore: “homoseksualiteti është në fakt një shaka e natyrës”, shkruan prifti i lartë katolik.

Duke folur për njerëzit me HIV pozitiv, kleriku tha: "Kur ju trajtoni keq mjedisin, natyrën, përfundoni duke u keqtrajtuar. Dhe kur ju e bëni atë kundër dashurisë njerëzore, ndoshta ajo që ndodh me ju kthehet në hakmarrje nga Zoti. Çfarë jam duke thënë është se ndonjëherë ka pasoja të shkaktuara nga veprimet tona. Kjo sëmundje është një lloj drejtësie e brendshme. Sa për priftërinjtë që kanë abuzuar me fëmijët, me siguri që duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që vepruan, por nëse nuk e përsërisin, nuk mendoj që të ushtrosh ndonjë lloj hakmarrje e cila nuk do të ketë asnjë rezultat do të ishte një sjellje njerëzore".

Mbështetësit Dhe Partnerët