Kryepeshkopi Sentamu është intolerant dhe jashtë kohe

29 Janar 2012
Londër

Kërkesa për të diskriminuar kundër përsonave homoseksualë është diktatoriale – Kishat nuk kanë të drejtë të bllokojnë martesat civile për personat me seks të njëjtë.

“Kryepeshkopi i Jorkut, Dr. Xhon Sentamu, ka dënuar planin e qeverisë britanike për të legalizuar martesat brenda gjinisë: duke sugjeruar se kjo e fundit po vepron në mënyrë diktatoriale. Por në fakt, ai është diktatori i vërtetë. Dr. Sentamu dëshiron të imponojë opozitën e tij personale kundër martesave gay në një shoqëri e cila i refuzon kërkesat e tij për diskriminim homofobik”, tha aktivisti i të drejtave të njeriut Piter Taçell, coordinator i fushatës Equal Love, e cila kërkon barazi në të drejtën e martesës.

“Kryepeshkopi është një person i pazgjedhur nga populli, ndërsa qeveritë janë të zgjedhura demokratikisht dhe një pjesë e madhe e shoqërisë britanike i mbështet martesat brenda gjinisë.”

Sipas tij “Dr. Sentamu është një person autoritar i cili kundërshton barazinë. Nuk është vlerë e krishterë të kërkosh diskriminim të ligjëruar kundër çifteve homoseksuale dhe ti trajtosh ata si qënie inferior, si qytetare të dorës së dytë.

“Qeveria po propozon legalizimin e martesave brenda gjinisë vetëm në rregjistrat civilë, çka nuk ndikon tek kishat. Kryepeshkopi nuk ka asnjë argument të vlefshëm për të kundërshtruar martesat civile të cilat do të garantojnë të drejtën e martesës, pra barazi për të gjitha çiftet.

“Mazhoranca e popullit britanik, duke përfshirë edhe shume të krishterë, e mbështesin martesën brenda gjinisë. Dr. Sentamu është intoleran dhe prapa me kohën. Qëndrimii tij është homofobik çka është turpëruese dhe çnderuese për Kishën e Anglisë.

“Sjellja fyese, shkurajuese e Kryepeshkoppit kundër çifteve lezbike dhe gei evidentohet nga mënyra sesi ai i konsideron partneritetet civile mes personave të të njëjtit seks thjesht miqësi.

“Kërkesa e tij për të ruajtur traditën dhe historinë e martesës është shumë e ngjashme me argumentat e përdorura dikur nga kisha për të justifikuar skllavërinë, kolonializmin dhe mohimin e të drejtës së votës të grave,” tha Z. Taçell.

Për lajmin origjinal vizitoni faqen: Peter Tatchel Foundation

ose kontaktoni:

Peter Tatchell
Director, Peter Tatchell Foundation
020 7403 1790

Mbështetësit Dhe Partnerët