Leksion i hapur ne Fakultetin e Shkencave Sociale – Universiteti i Tiranes

Pink Embassy organizoi ne bashkepunim me Fakultetin e Shkencave Sociale nje ore te hapur leksioni me studente te vitit te dyte, dega sociologji.

Qellimi i ketij leksioni ishte informimi i studenteve rreth te drejtave qe komuniteti LGBT duhet te gezoje si edhe rreth situates se dhunes dhe diskriminimit qe ky komunitet perjeton ne vendin tone.

Kete leksion e ndoqen rreth 100 nxenes te vitit te dyte, dega sociologji. Leksioni qe interaktiv, me pyetje-pergjigje dhe diskutime.

Perfaqesuesi i PINK Embassy, Kristi Pinderi, e filloi kete ore leksioni duke kerkuar nje perkufizim dhe mendim te studenteve per dhunen. Ai sqaroi format e dhunes te cilat jane jo vetem fizike por edhe emocionale e psikologjike. Pasi shpjegoi termin LGBT, te cilin pak studente e njihnin, ai u ndal ne dhunen dhe diskriminimin qe komuniteti LGBT perjeton ne vend qe ne adoleshencen e hershme vetem per faktin se jane ndryshe nga heteronormativiteti qe shoqeria vendos.

Ai permendi faktin qe format e ndryshme te dhunes, te cilat i shtyjne personat LGBT deri ne vetevrasje, ushtrohen jo vetem nga personat e thjeshte ne shoqeri, lagje e familjet e tyre, por edhe nga politikanet tane te cilet tregojne hapur se jane homofobe.

Studentet theksuan se shoqeria jone eshte nje shoqeri e cila e pranon me veshtiresi ndryshimin. Pinderi u sugjeroi se jane pikerisht keta studente te cilet duhet te behen pjese e ndryshimit dhe bashkarisht te perpiqen te ndryshojne apo zbusin mentalitetin e shoqerise.

Shumica e studenteve ishin te vemendshem dhe te kujdesshem ne menyren e te shprehurit dhe te interesuar per te marre kete lloj informacioni qe ishte i ri per ta. Nderkohe qe pati edhe nga ata studente te cilet e shprehen hapur diskriminimin per komunitetin LGBT.

Gjithsesi kjo ore leksioni tregoi perseri nevojen qe shkollat dhe universitetet tona kane per ndryshim dhe pasurim kurrikule me leksione rreth identitetit gjinor, perkatesise seksuale dhe minoriteteve seksuale.

Mbështetësit Dhe Partnerët