Shqip
English
Memorandumi i Presidentit Barak Obama për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBT
- Dec 07, 2011
- Ambasada Pink
7 Dhjetor 2011
Drejtuar: Departamenteve ekzekutive dhe agjencive në të gjithë SHBA-të
Tema: Inisiativat Ndërkombëtare për Avancimin e të drejtave të personave Lezbike, Gei, Biseksualë dhe Transgjinorë (LGBT).
Beteja për ti dhënë fund diskriminimit kundër personave LGBT është një sfidë globale e cila është thelbësore për përpjekjet e SHBA-ve në promovimin e të drejtave të njeriut. Jam thellësisht i shqetësuar për dhunën dhe diskriminimin që i bëhet personave LGBT kudo në botë, qofshin këto ligje që kriminalizojnë të qënurit LGBT, rrahje e qytetarëve thjesht sepse i bashkohen një demonstrate paqësore apo vrasja e grave, burrave dhe fëmijëve për shkak të orientimit të tyre seksual të pranuar ose të supozuar. Kjo është arsyeja pse në deklaratën time përpara liderëve të shteteve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara përmenda se “asnjë vend nuk duhet t’i mohojë njerëzve të drejtat për shkak të personit që ata duan, që është edhe arsyeja pse ne duhet të ngrihemi për të drejtat e personave LGBT kudo.” Nën administrimin tim, agjencitë e shpërndara nëpër botë kanë nisur të ndërmarrin veprime për të promovuar të drejtat themelore të personave LGBT në botë. Përkushtimi yne i thellë për të avancuar të drejtat e të gjithë njerëzve bëhet edhe më i fortë kur në si SHBA vemë në jetë mjetet tona për ti avancuar këto të drejta.
Me këtë memorandum unë i drejtohem të gjithë agjencive të shpërndara nëpër botë që të sigurohen që Diplomacia dhe mbështejta Amerikane po promovojnë dhe mbështesin të drejtat e personave LGBT. Në mënyrë specifike, po ju drejtoj plan-veprimin që vijon, i cili është në përputhje të plotë me legjislacionin aktual.
Seksioni 1: Të luftohet kriminalizmi i statusit dhe sjelljes LGBT jashtë shtetit. Të gjitha agjencive që funksionojnë jashtë SHBA-ve u kërkohet të përforocojnë përpjekjet e tyre aktuale në luftën kundër kriminalizimit prej qeverive të huaja të statusit LGBT dhe ti rrisin pepjekjet në luftën kundëri diskriminimit, homofobisë dhe intolerancës për shkak të orientimit seksual.
Seksioni 2: Te mbrohen Rrefugjatët LGBT dhe azil kërkuesit: Ata persona LGBT të cilët kërkojnë azil për shkak të dhunës dhe persekutimit në vended e tyre përballen me sfida shumë të medha. Për të përmirësuar mbrojtjen e rrefugjatëve LGBT dhe azil-kërkuesve të të gjitha kategorive, Departamenti i Shtetit dhe Homeland Security duhet të rrisin përpjekjet e tyre për tu siguruar që azil-kërkuesit LGBT kanë akses të njëjtë në mbrojtje, asistim sidomos në vendet e para të tranzitimit të tyre. Për këtë Departamentet e Shtetit, Drejtësisë dhe Mbrojtjes duhet përforcojnë përpjekjet e tyre që stafet federale të vendosura në këto vende të trajnohen si duhet për të qenë më efektivë në mbrojtjen e të drejtave të azil-kërkuesve LGBT, për tu siguruar që Qeveria Federale të përshpejtojë rritmet e mbrojtjes dhe strehimit të personave me nevojë urgjente për mbrojtje.
Seksioni 3: Ndihmë partnerëve të huaj në avancimin e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër diskriminimit: Të gjitha agjencitë e përfshira në mbrojtje, asistim dhe zhvillim duhet të rrisin përpjekjet e tyre për tu siguruar që Qeveria Federale të angazhohet me qeveritë, qytetarët, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të forcuar respektin ndaj të drejtave të personave LGBT.
Seksioni 4: Përgjigje të shpejta dhe efektive ndaj rasteve të abuzimit të të drejtave të personave LGBT në botë: Departamenti i Shtetit duhet të ngrejë një grup përfaqësimi, që të ndërveprojë edhe me agjencitë e tjera, për të bërë të mundur që Qeveria Federale të reagojë shpejt dhe efektivisht ndaj rasteve serioze që kërcënojnë të drejtat e personave LGBT në botë.
Seksioni 5: Angazhimi i Organizatave Ndërkombëtare për të luftuar diskriminimin e personave LGBT: Arena dhe organizatat ndërkombëtare janë mjete kyçe për të promovuar respektimin e të drejtave të personave LGBT dhe për të tërhequr vëmendje globale mbi këto çështje. Duke pasur parasysh lidershipin e Departamentit të Shtetit në këtë fushë, agjencitë e shpërndara nëpër botë duhet të përforcojnë përpjekjet e tyre për të luftuar diskriminimin për shkakt të orientimit seksual; rritur numrin e vendeve të gatshme për të mbështetur dhe mbrojtur çështjet LGBT në nivel ndërkombëtar; përforcimin e rolit të shoqërisë civile dhe organizatave që punojnë për çështjet LGBT në arenën ndërkombëtare; dhe përforcimin e politikave dhe programeve të institucioneve ndërkombëtare mbi çështjet LGBT.
Seksioni 6: Raportimi mbi progresin: Të gjitha agjencitë e vendosura jashtë duhet të përgatisin një raport brenda 180 ditëve.
Barak Obama
Përktheu dhe përshtati në shqip: Stafi PINK, Ambasada PINK LGBT Pro Albania














