Shqip
English
Një senator deklaron se është gay, pasi ka votuar kundër kauzave gay për 14 vjet
- Feb 03, 2011
- Ambasada Pink
Një senator i kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se ishte gay, pasi kishte votuar kundër të gjitha nismave pro-gay përgjatë 14 viteve kur shërbeu në Senat.
Republikani Roy Ashburn deklaroi homoseksualitetin e vet gjatë një emisioni radiofonik në Kaliforni.
Ashburn deklaroi se votimet e tij në Senat kishin reflektuar dëshirat e votuesve të vet, dhe jo atë që ai e quajti konfliktin e tij të brendshëm.
"Jam gay... këto janë fjalët që më kanë munduar gjithë këto vjet", tha senatori 55 vjecar, i dovorcuar dhe baba i katër fëmijëve.
Marrë nga BBC














