PINK Embassy: Të ndalet diskriminimi i personave të prekur nga HIV/AIDS

Tirane, 1 Dhjetor 2010 – PINK EMBASSY/ LGBT PRO u bene sot pjese e fushates kombetare ne lufte kunder AIDS, ne kuader te dites boterore kunder HIV/AIDS.

PINK EMBASSY/ LGBT PRO u be pjese e Konferences per shtyp organizuar nga Ministria e Shendetesise, ISHP dhe UN Albania gjate se ciles u theksua se edhe pse trajtimi me antiretroviral i pacienteve ne masen 100% dhe shtrirja e qendrave testuese ne nivel kombetar jane dy nga arritjet me te medha ne kete fushe, perseri ngelet shume per te bere per ndergjegjesimin e personave per rrezikun qe paraqet kjo semundje. Ne konference u theksua se ne punen parandaluese duhet te fokusohemi tek grupet me te rriskuara mes te cileve bejne pjese edhe meshkujt qe kryejne seks me meshkuj/MSM-te.

Gjithashtu PINK EMBASSY/ LGBT PRO, u be sot pjese e panairit te organizuar ne qender te Tiranes, ne zonen e bllokut, nje nga zonat me te frekuentuara nga te rinjte. Ne stenden e rezervuar per PINK EMBASSY/LGBT PRO, u reklamuan materiale informuese dhe ndergjegjesuese. Stenda u vizitua jo vetem nga te rinjte dhe kalimtaret por edhe nga OJF te tjera pjesmarrese ne panair.

PINK EMBASSY/ LGBT PRO, si pjese e Forumit te OJF-ve per HIV/AIDS, publikuan fletpalosjen “Behu pjese ne luften kunder HIV/AIDS”, e cila do te sherbeje si material informues gjate diteve te fushates.

Gjithashtu PINK EMBASSY/ LGBT PRO, me date 4 Dhjetor planifikon te organizoje trainimin me teme “Si te mbrohemi nga HIV/AIDS”, adresuar perfaqesuesve te komunitetit LGBT ne Shqiperi.

Instituti i Shendetit Publik ne Shqiperi, raporton se ne vendin tone gjate vitit 2010 jane diagnostikuar 41 raste te reja me HIV. Gjithsej ne Shqiperi jane diagnostikuar me HIV 406 persona, 85 prej te cileve kane vdekur. 34% e rasteve te reja jane femra. 21 femije shqiptare jetojne me HIV, 16 prej te cileve e kane marre virusin nga nenat e tyre.53% e rasteve te reja tashme jane ne stadin e AIDS-it. Pjesa me e madhe e rasteve te reja (71%) jane diagnostikuar nga klinikat dhe vetem 7% e rasteve te reja jane zbuluar gjate testimeve vullnetare.

Mbështetësit Dhe Partnerët